• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria “shtrëngon” dorën, shpenzimet buxhetore ulen me 10.5 mld lekë

by A R
26/10/2016 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa krahu i të ardhurave buxhetore është përmirësuar disi këtë vit në krahasim me një vit më parë nuk është reflektuar e njëjta situatë edhe në krahun e shpenzimeve.

Buxheti i shtetit gjatë periudhës 9-mujore ka injektuar në ekonomi 77 milionë më pak se një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave shpenzimet buxhetore ishin 10.5 miliardë lekë më të ulta se fakti i vitit 2015 ose 3.6 për qind më pak.

Shpenzimet panë mosrealizim edhe me planin e këtij viti me rreth 10.3 miliardë lekë më pak ose 3.5% më te ulta, raporton Monitor.

Uljen më të madhe në krahasim me planin e patën shpenzimet korrente, të cilat rezultuan 7.6 për qind më të ulta.

Nga ana tjeter shihet një përmirësim i ecurisë së shpenzimeve kapitale në raport me planin dhe faktin, pavaresisht se ato u rishikuan me ulje me të paktën tre miliardë lekë për periudhën 9 mujore. Sipas buxhetit fillestar ishin projektuar të shpenzoheshin për investime 37 miliardë lekë në janar-shtator.

Nga  34.4 miliardë lekë të programuara sipas planit te rishikuar për periudhën u realizuan 34.6 miliardë lekë me tejkalim 0.6%. Fondet nuk janë shpenzuar sipas programit edhe për pushtetin lokal. Shpenzimet dedikuar bashkive të reja ishin 3.3 miliardë lekë më pak ose rreth 11 për qind më të ulta se plani i periudhës.

Arka e shtetit shihet të ketë përfituar gjithashtu edhe nga interesat e ulta të borxhit. Shpenzimet për interesa ishin 1.4 miliardë lekë më pak ose 5.2  % më të ulta.

Shpenzimet e operative dhe të mirëmbajtjes ishin gjithashtu 419 milionë lekë më të ulta se programi i rishikuar i nëntëmujorit.

Gjithashtu me ulje në raport me planin e rishikuar ishin edhe shpenzimet për ndihmën ekonomike dhe ato për papunësinë përkatësisht me  -4.1 % dhe -9.8%./a.m.

Next Post
Policia meksikane zbulon një tunel të gjatë të drogës në kufirin me SHBA-në

Policia meksikane zbulon një tunel të gjatë të drogës në kufirin me SHBA-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com