• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria nisi procedurën për anulimin e kontratës koncesionare, MABCO e Pacollit letër ministrit Karakaçi: Të zgjidhim mosmarrëveshjet me negociata

by A. Q
12/08/2026 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi procedurat për anulimin e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës, kompania ‘MABCO Constructions’ e Behgjet Pacollit ka i ka dërguar një letër ministrit Enea Karakaçi ku e fton për negociata, për të zgjidhur problemin e krijuar brenda 31 gushtit.

Në letrën që MABCO i ka dërguar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, listohen pretendimet që sipas kompanisë së Pacollit nuk qëndrojnë për të çuar në zgjidhjen e kontratës koncesionare.

“Në këto kushte, duke vlerësuar se zgjidhja e parakohshme e Kontratës së Koncesionit është e pabazuar dhe nuk përmbush kushtet e parashikuara në Kontratë, kërkojmë që kjo mosmarrëveshje të zgjidhet nëpërmjet negociatave në mirëbesim, pa paragjykuar qëndrimin apo pretendimet e asnjërës palë, në përputhje me nenin 21.1 të Kontratës. Për këtë qëllim, propozojmë zhvillimin e negociatave brenda 15 Ditëve të Punës nga data e marrjes dijeni për këtë shkresë, pra jo më vonë se data 31 gusht 2026”, thuhet mes të tjerash në letrën që MABCO i ka dërguar Ministrisë.

Më tej, siç informon “Report TV”, duke e quajtur zgjidhjen e parakohshme të kontratës nga shteti shqiptar si të pabazuar nga kushtet në kontratë, MABCO thekson se letra drejtuar Ministrisë nuk përbën heqje dorë nga pretendimet e tyre.

“Kjo shkresë nuk përbën heqje dorë nga asnjë e drejtë, pretendim, prapësim, mjet juridik apo mbrojtje që na takon në bazë të Kontratës së Koncesionit, Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane për Nxitjen dhe Mbrojtjen Reciproke të Investimeve, si dhe legjislacionit kombëtar për mbrojtjen e investimeve të huaja. Ne rezervojmë shprehimisht çdo të drejtë sipas legjislacionit shqiptar, të drejtës ndërkombëtare dhe çdo mekanizmi tjetër ligjor të zbatueshëm”, theksohet më tej në dokument.

Kujtojmë se kontrata parashikonte që Aeroporti të përfundonte dhe të bëhej operacional deri më 20 shkurt 2026. Pas kalimit të këtij afati, u vendos edhe një periudhë shtesë prej 90 ditësh.

Edhe pas përfundimit të këtij afati, Aeroporti nuk ishte funksional, për shkak të mosmarrëveshjeve mes 2 kompanive koncesionare, MABCO të Pacollit dhe 2A Group të Valon Ademit. Kjo çoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në nisjen e procedurave për zgjidhjen e parakohshme të kontratës koncesionare.

Më herët MABCO e Behgjet Pacollit ka paralajmëruar shtetin shqiptar se do ta dërgojë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar.

Next Post
Linjë falas për pensionistët, Ministria e Shëndetësisë publikon numrin ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje!

Linjë falas për pensionistët, Ministria e Shëndetësisë publikon numrin ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com