• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria nis kërkimin e eshtrave të 6 mijë viktimave të komunizmit

by A R
04/12/2015 23:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria “Rama” ka ndërmarrë një nismë për gjetjen e rreth 6 mijë personave të ekzekutuar me dhe pa gjyq, trupat e të cilëve nuk iu kthyen kurrë familjeve.  Qeveria ka hartuar një plan veprimi të ndarë në dy faza. Ky plan veprim u bë publik nga ministri I Mirqënies Sociale, Blendi Klosi. Por çfarë parashikon plani në fjalë:


PLANI I VEPRIMIT

 1. Ky Plan veprimi përshkruan një strategji graduale për përcaktimin e  rreth 6 000 personave të cilët u zhdukën gjatë regjimit komunist në Shqipëri, në periudhën 1944 – 1991.

Plani udhëzues i veprimit është i bazuar në diskutimet me autoritetet shqiptare dhe reflekton prioritetet e qeverisë, e cila udhëhiqet nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), i njohur për ekspertizën në ndihmë të shteteve për të adresuar çështjen e personave të zhdukur si pasojë e konflikteve, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe dhunës politike.

2. Në mars 2015 ICMP mori një ftesë zyrtare nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të diskutuar shtigjet e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet ICMP dhe autoriteteve shqiptare për të adresuar çështjen e personave të zhdukur gjatë periudhës së regjimit komunist.

Në tetor 2015, një delegacion nga Qeveria Shqiptare realizoi një udhëtim studimor tre ditor në zyrat e ICMP-së në Bosnje dhe Hercegovinë. Delegacioni shqiptar, vizitoi laboratorët e ADN-së së ICMP-së në Sarajevë dhe Tuzla, dhe Sektorin për Koordinim e Identifikim si dhe Projektin e  Identifikimit të Podrinjës në Tuzla; ata u informuan mbi të gjitha aspektet e programeve të ICMP-së që mund të aplikohen në kontekstin shqiptar.

3. Në periudhën 1944-1991, rreth 6,000 persona u ekzekutuan me ose pa urdhër të gjykatës dhe trupat e tyre nuk iu kthyen kurrë familjeve të tyre për varrim. Ka edhe raporte të shumta se të burgosur politikë vdiqën në burgjet apo kampet e punës si rezultat i torturave apo shkaqe të tjera. Megjithatë, trupat e tyre janë ende të humbur.

4. Në pesë vitet e fundit autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë një përpjekje më të organizuar për të adresuar këtë çështje. Në vitin 2010 u zbulua varreza masive afër Malit te Dajtit. Si rezultat i zhvarrimeve nga Instituti Shqiptar i Mjekësisë Ligjore, 13 trupa u gjetën dhe mbetjet, të cilat ende nuk janë identifikuar, janë në kujdestarinë e Institutit.

5. Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) është i vetëdijshëm se ka disa vende të njohura të varrezave të mundshme që lidhen me personat e zhdukur në Shqipëri. ICMP është gjithashtu i vetëdijshëm se në paraqitjet mediale, autoritetet shqiptare kanë kërkuar që të ketë një hartë të varrezave të mundshme. Megjithatë, autoritetet duhet të ndërmarrin hetime serioze në mënyrë që të paraqesin të dhëna të besueshme mbi ekzistencën e këtyre vendeve. Miratimi i Ligjit për hapjen e dosjeve nga regjimi komunist mund të shërbejë si një mjet i dobishëm për të ecur përpara me këtë proces.

6. Në aspektin e rezultateve të dëshiruara, Qeveria shqiptare propozon si më poshtë:

• Të sigurojë fonde për zbatimin e planit të veprimit që do të konsistojë në pasjen e kapaciteteve të nevojshme për të mbuluar dhe për të identifikuar deri në 6,000 persona të zhdukur, raste që datojnë nga periudha 1944-1991;

• Të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me ICMP që do të sigurojë një bazë ligjore për ICMP për të ofruar ndihmë për Shqipërinë dhe një marrëveshje teknike për zbatimin e Projektit. Marrëveshja e bashkëpunimit do të rregullojë statusin ligjor të ICMP-së në vend, si dhe do të mundësojë ICMP për transferimin ndërkufitar të mostrave biologjike pranë ICMP. Marrëveshja teknike do të përcaktojë fushën e asistencës së ICMP-së në Shqipëri;

• Për të bërë një angazhim të fortë politik në adresimin e çështjes së personave të zhdukur, duke përfshirë nënshkrimin e Deklaratës mbi rolin e shtetit në adresimin e çështjes së personave të zhdukur si pasojë e abuzimeve të konfliktit të armatosur dhe të drejtave të njeriut; ky hap do të realizohet paralelisht me planin e veprimit;

• Në kuadër të Projektit, për të zhvilluar kapacitetin teknik të Institutit për Integrimin e të Përndjekurve në aspektin e menaxhimit të të dhënave, ruajtjen dhe analizën e mostrave të bëra me personat dhe familjarët e tyre të zhdukur;

• Në kuadër të Projektit, për të zhvilluar kapacitetin teknik të Institutit të Mjekësisë Ligjore në drejtim të arkeologjisë dhe antropologjisë mjeko-ligjore për të ndihmuar rimëkëmbjen dhe ekzaminimin e eshtrave të njeriut nga varrezat klandestine.

7. ICMP-së në Shqipëri do të jetë një komponent i Programit për Ballkanin Perëndimor.

8. Versioni i parë i planit të veprimit është hartuar nga diskutimet e mëposhtme të mbajtura gjatë një vizite në Tiranë nga një delegacion i ICMP-së, në 1-2 prill 2015. Plani i veprimit do të shërbejë si një udhëzues për të filluar procesin e lokalizimit, gjetjes dhe identifikimin e Personave të zhdukur gjatë periudhës së regjimit komunist. Ky plan mund të përshtatet për të adresuar faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në proces dhe mund të përfshijë faza të ndryshme të zhvillimit harmonik të procesit.

9. Ky plan veprimi i rishikuar propozon zbatimin e projektit në dy faza.

Faza 1 do të përfshijë një vlerësim të nevojave në përgatitje për projektet pilot të Dajtit dhe Ballshit, dhe implementimin e këtyre projekteve pilote.

Faza 2 do të përfshijë: dorëzimin e sistemit të ICMP-së për menaxhimin e të dhënave të identifikimit (bazës së të dhënave), mbledhjen e mostrës referencë të familjeve, krijimin e një regjistri qendrore për personat e zhdukur, trajnim në fushën e aftësive të trajtimit të trupave në morg, si dhe testimin dhe përputhshmërinë e ADN-së.

1.Faza e I: vizitë studimore e ICMP-së për vlerësimin e nevojave të Shqipërisë. ICMP-ja do të punojë me autoritetet për të përcaktuar kërkesat specifike të qeverisë shqiptare me qëllim adresimin e objektivave të Qeverisë në trajtimin e çështjeve të personave të zhdukur.

Vlerësimi do të ketë në fokus të veçantë nevojat dhe kërkesat për zbatimin e projekteve pilot të Dajtit dhe Ballshit, duke përfshirë:

a) Burime që autoritetet shqiptare kanë në dispozicion (përfshirë stafin, lehtësirat dhe pajisjet);
b) Kuadri ligjor ekzistues për trajtimin e çështjes së personave të pagjetur;
c) Statusi dhe natyra e të dhënave të të zhdukurve, familjeve gjatë regjimit komunist;
d) Informacion në dispozicion mbi zhdukjet eventuale dhe vendndodhjen e varreve;
e) Informacioni ekzistues që mundëson lidhjen ndërmjet varrezave të caktuara për familje të veçanta të personave të zhdukur;

f) Organizimi aktual gjyqësor, hetues dhe ligjor dhe menaxhimi i tij;

g) Cila organizatë shtesë gjyqësore, hetimore dhe ligjore është e nevojshme (duke përfshirë për shembull mbrojtjen e të dhënave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore);

h) Burimet e nevojshme për të arritur objektivat e projektit, mungesa e burimeve dhe përcaktimi i këtyre burimeve;

Next Post

Të gjejmë të zhdukurit, prej Patër Anton Harapit e deri te Remzi Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In