• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Qeveria në telashe, britanikët “pushtojnë” sërish parqet dhe plazhet

by A R
23/03/2020 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria britanike u bëri sërish thirrje sot qytetarëve që të qëndronin në shtëpi, pasi gjatë fundjavës që kaloi shumë parqe, plazhe dhe zona të tjera të grumbullimeve publike ishin të populluara si në një ditë të zakonshme, pavarësisht përpjekjeve të Downing Street 10 për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Qëndroni në shtëpi nëse është e mundur për të mbrojtur shërbimin tonë shëndetësor,  në përpjekjen tonë kombëtare për të luftuar koronavirusin”, deklaroi ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Hancock tha për BBC se qeveria është e gatshme të marrë masa më të ashpra nëse publiku dhe bizneset nuk respektojnë politikat për të mbajtur distancën sociale.

Këshillat e fundit të qeverisë britanike, të përditësuara sot, u thonë njerëzve që ata mund të shkojnë për shëtitje ose të ushtrojnë veprimtari sportive jashtë shtëpisë nëse rrinë të paktën dy metra larg nga njerëzit e tjerë.

I pyetur nga BBC nëse qeveria mund të imponojë një bllokim, siç kanë bërë shumë vende të tjera të BE-së, Hancock tha se “nuk kemi asgjë mbi tryezë. Sigurisht që ne po shohim se çfarë po bëjnë vendet e tjera europiane”.

Organizatorët shtynë sot një festival vjetor në Londër, që ishte ngjarja më e madhe e komunitetit LGBT, duke e shtyrë për më 27 qershor.

Shumica e ngjarjeve të tjera të mëdha të planifikuara në Britani në pranverë dhe në fillim të verës gjithashtu janë shtyrë.

“Ne e kuptojmë se sa të rëndësishme janë këto ngjarje për ju të gjithë, prandaj sigurisht që do të shpallim planet e ardhshme në kohën e duhur”, thanë bashkëkryetarët e këtij komuniteti, Alison Camps dhe Michael Salter-Church.

“Prioriteti ynë tani do të jetë të shohim nga afër se si mund t’i mbështesim dhe t’i bashkojmë komunitetet gjatë muajve të ardhshëm”, shtuan ata.

Britania e Madhe ka konfirmuar gati 6 000 infeksione me Covid-19, përfshirë 281 viktima.

Ekspertët e shëndetësisë thonë të shqetësuar se dhjetëra mijëra britanikë ndoshta janë  infektuar.

Qeveria ka mbyllur shkollat ​​dhe i ka inkurajuar njerëzit të punojnë në shtëpi dhe të shmangin transportin publik.

Ajo ka porositur gjithashtu pijetoret, kafenetë, restorantet dhe vendet e argëtimit për të pezulluar biznesin, por është lejuar që ata të ofrojnë shërbime në shtëpi.

Cornwall në Angli, Snowdonia në Uells dhe Malësitë Skoceze raportuan të gjitha rritje të vizitorëve gjatë fundjavës së kaluar.

“Cornwall krenohet që është një vend i hapur dhe mikpritës, por gjatë këtyre kohërave të papara kërkojmë që kushdo që planifikon një udhëtim atje të konsiderojë shtyrjen e vizitës dhe të shmangë të gjitha udhëtimet”, tha qeveria rajonale me anë të një deklarate.

Ministri i turizmit i Skocisë, Fergus Ewing tha se ai ishte “i zemëruar nga sjellja e pamatur dhe e papërgjegjshme” e disa vizitorëve.

“Kjo duhet të ndalet tani”, tha Ewing në një deklaratë.

“Njerëzit nuk duhet të udhëtojnë drejt bashkësive rurale dhe ishullore, pikë! Ata po rrezikojnë jetën”, theksoi ai.

/DPA

Next Post
Del emri dhe foto, kush është 43-vjeçari nga Kavaja që koronavirusi i mori jetën

Del emri dhe foto, kush është 43-vjeçari nga Kavaja që koronavirusi i mori jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In