• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

by A R
01/04/2026 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj ka bërë me dije 3 aktet e miratuara në mbledhjen e sotme të këshillit të Ministrave.

Ibrahimaj deklaroi se u miratua pr.ligji për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital, i cili do të ofrojë siguri më të madhe ligjore për të krijuar portofolin e identitetit digjital i cili është parakusht dhe përmbyll çështjen e shkresave apo dokumenteve elektronikë.

Ibrahimaj theksoi se me hyrjen në fuqi të ligji do të eliminohen gjithë dokumentet shkresore dhe firmat shkresore.

“Në mbledhjen e qeverisë miratuam 3 akte: pr.ligjin për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital. Ky pr.ligj ofron siguri më të madhe ligjore, më parë çështjet e trajtuar në këtë pr.ligj ishin në 2 pr.ligje të veçanta. Ky ligj krijon kushtet për të pasur siguri të të dhënave më të lartë, për të krijuar portofolin e identitetit digjital i cili është parakusht dhe përmbyll çështjen e shkresave apo dokumenteve elektronike.

Me hyrjen në fuqi të ligjit, në një kohë afatmesme-të shkurtër do të eliminojmë gjithë dokumentet shkresore dhe firmat shkresor dhe administrata do mund të punojë paperless”, deklaroi Ibrahimaj.

Akti i dytë i miratuar në mbledhjen e qeverisë lidhet gjithashtu me procesin e integrimit në BE. Ibrahimaj sqaroi se përmes Rregullores së Shqyrtimit të Investimeve të Huaja në sektorët kritikë të ekonomisë shqiptare dhe bordit ndërministror do shqyrtohet gjithë investimet që vijnë nga vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.

“Akti i dytë lidhet me procesin e integrimit. Me vendimin e këshillit të ministrave për Rregulloren e Shqyrtimit të Investimeve të huaja në sektorët kritikë të ekonomisë shqiptare, përmbyllim gjithë piketat e kapitullit 30. Përmes këtij akti të sapomiratuar dhe një mekanizmi të një bordi të drejtuar nga ministri i ekonomisë , bord ndërministror, ne do shqyrtojmë gjithë investimet që vijnë nga vende jo anëtare të BE. Fillimisht në fushën e medias dhe mbrojtjes. Pas anëtarësimit në BE ky bord do shqyrtojë kërkesat për investime të huaja në sektorët kritikë të ekonomisë shqiptare”, deklaroi Ibrahimaj e cila theksoi se akti i tretë lidhet me mbështetjen e qeverisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Fond 100 mln lekë për AIDA-n.

Next Post
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In