• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria miraton disa vendime të rëndësishme

by
04/06/2015 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne mbledhjen e te merkures, qeveria shqiptare miratoi në parim, marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2011 për projektin “Efiçenca energjetike – programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike”.

Qeveria miratoi marrëveshjen shtesë të koncesionit “Për disa ndryshime në marrëveshjen e koncesionit të formës “BOO”, ndërmjet Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Teodori”, sh.p.k., Tiranë, për ndërtimin e hidrocentraleve në Ternovë dhe në Zall të Bulqizës”, miratuar me vendimin nr.556, datë 1.8.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.

Gjate mbledhjes se te merkures qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Kalimash – Morinë” (Shtesat).  Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “arë”, “truall” dhe “objekte”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 26 387 209 (njëzet e gjashtë milionë e treqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e nëntë) lekësh.

Qeveria vendosi miratimin e rregullave teknike për aparatet marrëse televizive, DVB-T2/MPEG4, me ndërfaqe të përbashkët, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ngarkohen Ministria e Financave, ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë, dhe Sipërmarrjes, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi./ATSH/

Next Post

Savoiarde, një recetë ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com