• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria mbështetje financiare për uljen e konsumit të energjisë për banesat

by A R
21/12/2024 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik një projekt vendim i cili synon rritjen e efiçencës së energjisë së ndërtesave.

Me anë të kësaj strategjie, qeveria ka për qëllim dekarbonizimin e stokut të ndërtesave, duke reduktuar ndjeshëm emetimet e gazeve me efekt serrë dhe duke kontribuar në arritjen e objektivave të Marrëveshjes së Parisit.

Strategjia thekson se ndërtesat e banimit shfrytëzojnë kryesisht energjinë elektrike për plotësimin e kërkesave të tyre për ngrohjen, ftohje dhe ndriçimin.

Duke marrë parasysh këto fakte, qeveria vlerëson se është i domosdoshëm miratimi i një skeme financiare mbështetëse për nxitjen e investimeve në stokun e banesave me qëllim reduktimin e kërkesës për energji si dhe zbutjen e efekteve që do të sjellë kalimi gradual në një treg të liberalizuar të energjisë për konsumatorët.

Në vendimin e propozuar parashikohen disa mënyra për uljen e konsumit të energjisë duke analizuar ndërtesat sipas zonave klimatike si dhe duke i ndarë në disa grupe apo tipologji që kanë banesat.

Sipas projektit qeveria merr parasysh mbështetjen financiare si dhe specifikat apo format e subvencionit që mund të jepet për të nxitur kursimin e energjisë.

Për konsumatorët fundorë, strategjia parashikon formën e granteve dhe kredive të buta me afat të gjatë.

Efektet financiare për rinovimet që do kryhen, do përballohen nga buxheti i shtetit për institucionet e qeverisjes qendrore.

Ndërsa institucionet e qeverisjes vendore, në varësi të situatës mund të kërkojnë mbështetje financiare nga qeverisja qendrore.

Zbatimi i projekt-vendimit pritet të ketë përfitime të rëndësishme ekonomike, mjedisore dhe sociale.

Në aspektin ekonomik, ulja e konsumit të energjisë do të reduktojë kostot për qytetarët dhe bizneset, ndërsa do të krijohen vende pune dhe do të nxitet zhvillimi i teknologjive të gjelbra.

Next Post
Richard Grenell: Kosova gaboi që s’mori pjesë në “Ballkanin e Hapur”. Mbështes vizionin e Ramës. Inkurajoj investitorët amerikanë të vijnë e të shohin vetë

Grenell i bën jehonë deklaratës së Ramës në Kosovë: Thaçi po mbahet peng prej 5 vitesh në Hagë

Comments 1

  1. Lui says:
    1 year ago

    I vetmi subvencion real, i thjeshtë dhe i shpejtë është që qeveria të subvencionojë çdo ndërtesë private apo pallate me instalimin e paneleve diellore. Në këtë mënyrë çdo objekt të prodhojë për konsum vetjak, por edhe nëse ka teprica, të kalojnë në rrjet si një mënyrë e kthimit të subvencionimit. Kjo gjë është më efiçentja. Të tjerat janë “prit gomar të mbijë bar”. Dmth le të bëhen dhe këto të tjerat sepse plus është, por ndërkohë të shfrytëzojmë energjinë që na jep Dielli ynë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In