• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria i transferon Bashkisë Durrës 8.2 milionë euro për kanalizimet në Porto Romano

by Java News
05/09/2023 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshillit i Ministrave vendosi në fund të gushtit transferimin e një fondi me vlerë 892 milion lekë, për rehabilitimin e kanaleve në zonën e Porto-Romanos, Kënetës dhe rrjetit të ujërave të shiut në qytetin e Durrësit. Si pas vendimit të qeverisë financimi në Porto-Romano dhe në Ish-Kënetë do të përqendrohet në ndërtimin, mbikëqyrjen dhe kolaudimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit, që përfshin kanalet bujqësore të cilat me popullimin e zonës pas vieteve’ 90 “ndryshuan destinacion” dhe përveç ujit të shiut aty shkarkohen pa ndërprerje ujërat e zeza.

Një investigim i BIRN, i publikuar pak javë para vendimit të qeverisë, gjeti se pavarësisht investimeve prej dhjetra milion eurosh dhe planeve të kryeministrit Edi Rama për ta kthyer Durrësin në një “Dubai të vogël”,  vetëm 54% e qytetit ishte e mbuluar me kanale ujërash të ndotura, ndërsa pjesa tjetër derdhet në natyrë e përfundonte në detë.  Ekspertët e mjedisit vunë në dukje se mungesa e kanalizimeve shkakton ndotje të lartë organike të ujërave sipërfaqësore si pasojë e shkarkimeve urbane të patrajtuara dhe vlerat e tejkalojnë normën e lejuar në stacionin e monitorimit në Porto-Romano.

Vendimi i qeverisë për të ndërhyrë në këtë infrastrukturë u mor më 30 gusht dhe erdhi si një pikë shtesë në vendimin e marrë më herët më 18 shator 2021, përmes të cilit u vendos që Bashkisë Durrës t’i transferohej fondi me vlerë 398 milionë lek pa TVSH.  Fondi i investimit është marrë nga buxheti i rindërtimit dhe e gjithë ndërhyrja parashikohet të kushtojë 1.9 miliardë lek ose rreth 18.4 milion euro.

Zonat e qytetit ku është përqendruar numri më i madh i popullsisë, si Shkozeti, Ish-Këneta, Porto-Romano dhe Spitalla, në pjesën më të madhe i derdhin ujërat e përdorura të banesave dhe bizneseve në kanalet e hapura bujqësore, të cilat përfundojnë më pas në det.

Gjithashtu stacioni i pompimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës në Ish-Kënetë, i shkarkon ujërat e zeza në kanalin bujqësor, duke përfunduar më pas në det përmes hidrovorit në Porto-Romano. Ndërsa qyteti vijon të përballet me përmbytje në rastet e shirave të dendur, duke i ndotur rrugët e qytetit me ujëra të zeza, për shkak të fryrjes së kanalizimeve dhe të pusetave, pasi ujërat e zeza dhe të shiut mblidhen në të njëjtin rrjet kanalizimesh.

/f.s

Next Post
Zgjidhja shqiptare, si Clinton dhe aleatët ndihmuan gratë e pambrojtura afgane

Zgjidhja shqiptare, si Clinton dhe aleatët ndihmuan gratë e pambrojtura afgane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In