• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria i përgjigjet Ristanit: Godina në Sarandë dhuratë e Mbretit Zog për studiuesin rumun

by Lorenc Vangjeli
23/01/2016 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për shpronësim në kundërshti me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, të ndërtesës në pronësi të familjes Nesturi në qytetin e Sarandës. Sipas Partisë Demokratike, objekti nuk po shpronësohet për interesa publike por për llogari të shtetit rumun.

Por pas akuzave nga selia blu, ka ardhur edhe reagimi i qeverisë që jep këtë sqarim në faqen Transparenca.al:

Për ndërtesën në pronësi të shtetit rumun:

Në sqarim të akuzës së përfaqësuesit të Partisë Demokratike sqarojmë se rasti në fjalë ka të bëjë me pronën e dhuruar nga ish Mbreti Zog studiuesit të njohur rumun Nicolaes Jorga më 5 Maj 1932. Këtë pronë, në vitin 1934, Nicolae Jorga ia ka dhuruar shtetit rumun me qëllim ndërtimin e një instituti albanologjik.

Mbi truallin e dhuruar, përpara luftës është ndërtuar një godinë një katëshe e cila njihej si “Instituti rumun”. Ndërkohë që gjatë luftës kjo godinë ka shërbyer si spital ushtarak, më vone si doganë, e në përfundim si godina e Klubit Sportiv Butrinti.

Në kuadër të detyrimeve që burojnë nga Traktati i Miqësisë midis Republikës së Shqipërisë dhe Rumanisë, të nënshkruar më 11 Maj 1994, dhe në mbështetje të ligjit nr. 8561, dt 22.12.1999 “Për shpronësimin e pasurive të paluajtshme për interes publik”, qeveria shqiptare ka kryer të gjitha procedurat që parashikohen në këtë bazë ligjore.

Çdo përpjekje për keqinformim, është e dështuar pasi të gjitha procedurat e ndjekura për këtë çështje janë kryer në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Gjithashtu, dëshirojmë të theksojmë se çështja e pronës Jorga është trajtuar nga të gjitha qeveritë shqiptare në këto 15 vitet e fundit. Vlen të kujtojmë se për këtë çështje ish-Kryeministri Berisha, në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit të datës 19.9.2012, ka udhëzuar përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të fillojnë procedurat e shpronësimit dhe kthimin e saj shtetit rumun.

Next Post

Padia ndaj Vokshit, Basha: Kërcënim pas denoncimit të skandaleve të qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In