• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria harton strategji të re kundër drogës, Peleshi: Do financojmë fshatrat

by Java News
10/11/2016 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investime infrastrukturore dhe mundësi të reja punësimi të fokusuara në zonat rurale me varfëri të lartë. Kjo është strategjia më e re e qeverisë për të parandaluar kultivimin e mëtejshëm të kanabisit dhe zhvendosjen e banorëve të zonave të varfra nga narkotika tek bujqësia.

Qeveria ka përgatitur një dokument strategjik kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe ngriti një grup pune për konkretizimin e iniciativës. Zëvendës kryeministri, Niko Peleshi u caktua në rolin e koordinatorit politik, ndërsa këshilltari i kryeministrit për sigurinë, Sandër Lleshi do të drejtojë grupin teknik.

“Kemi arritur rezultate shumë të mira, të njohura dhe inkurajuara nga partnerët ndërkombëtarë në luftën për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Lazarati famëkeq, ishte suksesi i parë madhor, por ishte vetëm pjesa e dukshme e trashëguar.

Shqipëria ishte e prekur nga kultivimi i kanabisit edhe në rajone të tjera. Falë angazhimit serioz të institucioneve ligjzbatuese, policisë së shtetit, shërbimeve inteligjente dhe bashkëpunimit me partneret ndërkombëtarë, suksesi i arritur në Lazarat filloi të shtrihet në të gjithë vendin. Qëllimi i kësaj iniciative është kalimi në një fazë vendimtare të reduktimit drejt eliminimit të kultivimit të bimëve narkotike.

Synojmë që në pranverën e ardhshme kultivimi i bimëve narkotike të reduktohet në një rekord historik. Rruga e ndjekur është një qasje integrale: ligj dhe mundësi më të mira jetese për zonat e prekura.

Forcimi i zbatimit të ligjit me tolerancë zero, nuk është i mjaftueshëm për të eliminuar përfundimisht këtë veprimtari të paligjshme. Ai lufton pasojën, por jo plotësisht shkakun. Jo rastësisht, kultivimi ndodh  në zona më pak të zhvilluara, në toka të papërdorura, të pa ujitura, pa akses.  Pranë fshatrave të varfra, me shërbime të munguara dhe jetesë të pa përballueshme.

Qasja jonë e re synon ndërtimin e një paketë masash që adreson jo vetëm pasojën, por edhe shkakun, pra mundësimin e rrugëve të reja ekonomike për banorët e margjinalizuar nga varfëria të fshatrave të largët. Do të vëmë në dispozicion programet tona përmes: Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Çështjeve Sociale, Mjedisit, Shëndetësisë, etj. Kemi nevojë për mbështetjen e partnerëve tanë. Nga programet e mbështetjes mund të shkëputim një paketë në funksion të kësaj qasjeje integrale”,-tha Peleshi. Këto deklarata u bënë në përfundim të një takimi me trupën diplomatike në vend për këtë dokument strategjik.

Me. Ar

Next Post
Obama pret pasaardhësin, Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Obama pret pasaardhësin, Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In