• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria gjermane: Shqipëria po shtron rrugën drejt BE, luan rol pozitiv në Rajon

by Java News
01/12/2018 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria gjermane i përgjigjet disa pyetjeve të deputetëve të partisë populiste të djathtë, AfD-mbi Shqipërinë, rolin e saj në rajon dhe kriminalitetin e shqiptarëve në Gjermani.

Qeveria Gjermane është e mendimit se Shqipëria luan parimisht një rol pozitiv në rajon. Dhe se në Shqipëri nuk ka aktivitete ose parti që e mbështesin idenë e bashkimit me Kosovën. Këtë ajo e vë në dukje në një përgjigje ndaj një kërkese të vogël të deputetëve Markus Frohnmaier, Dietmar Friedhoff dhe grupit parlamentar “Alternativë për Gjermaninë” (AfD),  që e ka redaksia e Deutsche Welle-s. “Në Shqipëri ekziston konsensus mbipartiak për anëtarësinë në NATO, integrimin në BE, për një shtet demokratik dhe kushtetues dhe për mirëkuptim në politikat rajonale”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Partia djathtiste i ka shtruar pyetjet duke u nisur nga vizita e ministrit Heiko Maas në Tiranë, në shtator të këtij viti, dhe deklaratat e tij atje, ku e kishte vlerësuar ndër të tjera Shqipërinë edhe si garante të paqes në rajon.

Përgjegjësi edhe përtej rajonit

“Në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama ka pasur afrim me Republikën e Serbisë, sidomos në vazhdën e procesit të Berlinit. Në vitet 2014 dhe 2015 janë shkëmbyer dy vizitat e para reciproke në nivel kryeministrash që nga vitet 1940. Në vitin 2015 dy kryeministrat e dy vendeve hodhën idenë për krijimin e një organizate bashkëpunimi rajonal për të rinjtë, e cila filloi punën në vitin  2017 me seli në Tiranë”, thuhet më tej në dokument.

“Qeveria shqiptare bën përpjekje për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Pyetjet e hapura në raportet me Greqinë po bisedohen në mënyrë konstruktive që prej vitit 2017. Shqipëria i ka mbështetur të gjitha vendimet e marra në politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë. Prej vitit 2009 Shqipëria është anëtare e NATO-s. Dhe për vitin 2020 synon të  marrë në dorë kryesinë e radhës së OSBE-së, duke u rrekur kështu të marrë përgjegjësi përtej kufijve rajonalë”, argumenton më tej qeveria gjermane.

Bashkëpunimi me Kosovën

AfD bën pyetje edhe lidhur me idenë e bashkimit etnik të shqiptarëve, ose siç  quan ajo “Shqipëria e Madhe”.“Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës i lidhin marrëdhënie të ngushta bilaterale. Shqipëria e sheh gjuhën dhe kulturën shqipe si një pikë kontakti për bashkëpunimin ndërkufitar, sidomos me Kosovën“, përgjigjet Ministria e Jashtme.

Sipas informacioneve të qeverisë federale gjermane, në Shqipëri, nuk ka parti politike që mbështesin bashkimin e gjithë shqiptarëve etnikë në një shtet. “Në Kosovë është lëvizja opozitare „Vetevendosje” e vetmja që e mbron këtë ide. Kushtetuta e Kosovës megjithatë e përjashton mundësinë e bashkimit me një shtet tjetër. Qeveria federale e ka bërë të qartë disa herë se ajo nuk mbështet ndryshime territoriale në Ballkan mbi bazën e kritereve etnike.”

E pyetur rreth deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama në prill 2018 në lidhje me mundësinë e bashkimit me Kosovën, nëse mbyllen portat e BE-së, qeveria përgjigjet: “Në Shqipëri, sikurse edhe në vende të tjera të rajonit, diskutohen vazhdimisht alternativat e mundshme, në rast se nuk do të ketë anëtarësim në BE.  Nga ana tjetër është e qartë se Shqipëria synon anëtarësimin në BE dhe po bën reformat e nevojshme për të”, përgjigjet qeveria. Gjithashtu, qeveria gjermane thotë se nuk është në dijeni për aktivitete “nacionalistësh shqiptarë” në Mal të Zi dhe Greqi.

Krimet kryesore: vjedhjet, droga dhe trafikimi

Pyetjes në lidhje me ekstremistë shqiptarë në Gjermani, qeveria i përgjigjet se nuk di që të ketë struktura ose tubime ekstremiste shqiptarësh në Gjermani. Por pranon se ndër anëtarët dhe simpatizantët e organizatave islamiste të gatshme  për dhunë që veprojnë në Gjermani ka edhe individë me shtetësi shqiptare.

E pyetur për kriminalitetin e shtetasve nga Shqipëria dhe nga Kosova në Gjermani, Ministria e Jashtme  i referohet të dhënave të Entit Federal të Kriminalistikës, sipas të cilit për vitin 2017 krimet kryesore të bëra nga shtetasit shqiptarë kanë qenë krimet e pronës, të lëndëve narkotike dhe të trafikimit. Nga 572 procedura hetimore të zhvilluara në këtë vit, 21 kanë qenë kundër grupeve të dominuara nga shtetasit shqiptarë, ndërsa 12 nga shtetasit e Kosovës. Kundër këtyre të fundit janë bërë hetime kryesisht për krime me lëndë narkotike, falsifikime dhe krime të pronës. Numri i shtetasve shqiptarë  në hetim për krime të organizuara në vitin 2017 ka qenë 214, kurse ai shtetasve nga Kosova 195, nga gjithsej 8317 persona në hetim.

E pyetur se a financohen aktivitete ekstremiste shqiptare nga krimi i  organizuar, qeveria gjermane përgjigjet se nuk është në dijeni. Së fundi, deputetët e AfD-së pyesin se sa është shuma e ndihmave për të cilat do të ketë nevojë Shqipëria si anëtare e BE-së? Qeveria gjermane përgjigjet se kjo shumë mund të llogaritet vetëm kur Shqipëria t’i ketë përmbyllur me sukses të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit.

“Alternativa për Gjermaninë”  zë vetëm 12,6 përqind të vendeve në Bundestag, por, për shkak të qeverisë së koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD, është partia kryesore e opozitës. E krijuar në vitin 2013, AfD është e përfaqësuar në të gjitha parlamentet e landeve. Ajo është e vetmja parti e Bundestagut gjerman që është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Në tetor ajo doli me një propozim që në vend të perspektivës së anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u ofrohet mundësia e krijimit të një Unioni të Ballkanit Perëndimor./DW

a.ç

Next Post
Punonjësi shqiptar i tragetit Durrës-Bari kapet me drogë në trup

Punonjësi shqiptar i tragetit Durrës-Bari kapet me drogë në trup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon Ramën nga SHBA: Ky monstër bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit

Berisha sulmon Ramën nga SHBA: Ky monstër bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit

September 6, 2026
Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë

Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarri përfshin kodrat e Kropishtit, flakët afrohen rrezikshëm drejt banesave

VIDEO/ Zjarri përfshin kodrat e Kropishtit, flakët afrohen rrezikshëm drejt banesave

September 6, 2026
“Berisha n’burg”/ Kryedemokrati pritet me protesta në New Jersey: O doktori i Enver Hoxhës (VIDEO)

“Berisha n’burg”/ Kryedemokrati pritet me protesta në New Jersey: O doktori i Enver Hoxhës (VIDEO)

September 6, 2026
Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3

Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3

September 6, 2026
VIDEO/ Aksion për pastrimin e Lumit të Tiranës, ndërhyrje pranë Urës së Paskuqanit pas grumbullimit të mbetjeve

VIDEO/ Aksion për pastrimin e Lumit të Tiranës, ndërhyrje pranë Urës së Paskuqanit pas grumbullimit të mbetjeve

September 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Liria punon”, por duhen dhe 6 milionë dollarë!

September 6, 2026
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

September 6, 2026
Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

September 6, 2026
Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com