• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi mbyll turin balltik në Lituani, merr mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

by E S
04/06/2026 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përmbyllur turin e diplomacisë parlamentare në vendet balltike me një vizitë zyrtare në Lituani, ku mori mbështetje të mëtejshme për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.

Gjatë qëndrimit në Vilnius, Peleshi zhvilloi takime me kryetarin e Parlamentit të Lituanisë, Juozas Olekas, dhe kryeministren Inga Ruginienė. Në fokus të bisedimeve ishin avancimi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, siguria europiane, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe.

Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë ndaj Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ndërsa theksoi angazhimin e vendit tonë për paqen dhe sigurinë në rajon, si edhe kontributin në kuadër të Aleancës Atlantike.

Nga ana e tij, Olekas riafirmoi mbështetjen e plotë të Lituanisë për Shqipërinë, duke vlerësuar progresin e shpejtë të vendit në procesin e integrimit europian. Ai theksoi se zgjerimi i Bashkimit Europian do të jetë një nga prioritetet kryesore të Presidencës lituaneze të BE-së gjatë vitit 2027.

Kryetari i Parlamentit lituanez vlerësoi gjithashtu qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës dhe kontributin për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ndërsa konfirmoi mbështetjen për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.

Në takimin me kryeministren Inga Ruginienė, Peleshi u ndal te zhvillimet e fundit në procesin e integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm pas hapave të fundit në negociatat me Bashkimin Europian.

Edhe kryeministrja lituaneze vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe ritheksoi se zgjerimi i BE-së mbetet një prioritet strategjik, duke e lidhur atë me sigurinë, unitetin dhe prosperitetin e Europës.

Gjatë vizitës në Vilnius, Peleshi zhvilloi gjithashtu takime me anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Ballkanin Perëndimor, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe perspektivën europiane të vendeve të rajonit. Palët vlerësuan se integrimi i Ballkanit Perëndimor mbetet një investim strategjik për paqen dhe sigurinë në Europë.

Next Post
U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In