• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qeveria favorizoi bashkëshortin e ministres?!”, analiza ligjore rrëzon akuzat ndaj Xhaçkës dhe Gaçit

by A R
03/03/2022 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditës së sotme, disa media publikuan lajmin se “Qeveria shqiptare i ka dhënë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli dhe shfrytëzimin e një zone bregdetare në Himarë, një kompanie në pronësi të bashkëshortit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe ish-deputetit socialist, Artan Gaçi”.

Sipas mediave që e publikuan lajmin, shpallja si investitor strategjik i bashkëshortit të Ministres ngre shqetësime për konflikt interesi, por si qëndron në fakt e vërteta e kësaj procedure?

Mjafton një analizë e thjeshtë e procedurave ligjore për dhënien e statusit “investitor strategjik” për të kuptuar se pretendimi i mediave online nuk qëndron.

Së pari duhet sqaruar se statusi i investitorit strategjik nuk është as pronë publike dhe as ndonjë favor që qeveria i bën individëve të caktuar, por një e drejtë ligjore që qeveria ka detyrën t’ia njohë çdo investitori që plotëson kriteret ligjore për ta marrë.

Së dyti, në legjislacionin shqiptar nuk ka ndonjë ligj që ndalon bashkëshortin e Ministres së Jashtme, në këtë rast një person që gjatë gjithë jetës ka punuar në sektorin privat, të bëjë biznes në një pronë private. Për më tepër, ky status nuk jepet as nga Ministria e Jashtme.

Të drejtën për të përdorur plazhin përpara hotelit, përkundrejt pagesës që përcakton ligji, e ka çdo ndërtues në çdo cep të Republikës së Shqipërisë. Për më tepër, në këtë rast, shoqëria përfituese nuk është në pronësi të bashkëshortit të ministres, por një shoqëri e cila ka marrë në menaxhim pronën të cilën e ka zhvilluar zoti Gaçi.

Kështu, bëhet fjalë për një proces brenda kornizave të legjislacionit shqiptar që i njihet dhe i takon çdo biznesmeni të sipërmarrjes së lirë në vendin tonë.

/Lexo.al/

Next Post
Kuvendi i Kosovës diskuton sot draft-marrëveshjen me Serbinë

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për Ukrainën, deputetët e Listës Serbe braktisin votimin

Comments 1

  1. Anonymous says:
    4 years ago

    Qeveria e edvin karapushtit eshte nji qeveri bananesh,asnji ligje nuke ka funksionuar e nuk funksionon e vendin tone.Edvini eshte i interesuar per drograt,parat e pista e pastrimi i tyre,ca lesh ligjesh zbatohen me edvinin.parave.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In