• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria e SHBA, donacion për Policinë Kufitare, Balla: Siguria e brendshme nis nga siguria e jashtme. Ju jeni në vijën e parë të frontit

by Java News
05/12/2023 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë: Puna e Policisë për të luftuar migracionin, krimin e drogat është thellësisht e vlerësuar edhe nga lidershipi ynë në Uashington

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ambasadori në detyrë i SHBA David Wisner ishin në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, për të parë nga afër instalimin e pajisjeve të reja që shërbejnë për kontrollet kufitare dhe mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër dhe blu, dhuruara nga Qeveria Amerikane, përmes programesh të ndryshme ku spikat EXBS. Në takimin përurues ishte i pranishëm edhe zyrtarë të lartë Policisë së Shtetit e drejtues të Programit ICITAP, INL dhe Zyrës Rajonale të Sigurisë.

Ministri Balla theksoi gjatë kësaj ceremonie se Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, ka përfituar nga bashkëpunimi me agjencitë e zbatimit të ligjit të SHBA-së dhe Programet e financuara nga Qeveria Amerikane, në këshillimin, shkëmbimin e eksperiencës, trajnimin e efektivave të Policisë Kufitare dhe Migracionit, forcimin e kapaciteteve teknike dhe logjistike.

“Bashkëpunimi me EXBS ka qenë më i dukshmi dhe më i veçanti, ku vlen të nënvijëzohet gatishmëria dhe fleksibilitetit, në çdo kohë i personelit të këtij programi, për të adresuar nevojat tona”, evidentoi Balla.

Duke folur rreth ndikimit që kanë pasur këto investime teknologjike në sistemet e sigurisë kufitare, ministri u shpreh se “si rezultat i rritjes së kapaciteteve, dhe pajisjet e duhura për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, lufta kundër krimit ndërkufitar është intensifikuar, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, parandalimit dhe menaxhimit të migracionit të parregullt, trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të mallrave dhe imigrantëve”.

Balla falënderoi Ambasadën e SHBA dhe Qeverinë Amerikane për mbështetjen e dhënë ndër vite dhe theksoi se është e rëndësishme që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.
“Përfitoj nga rasti të falënderoj Qeverinë e SHBA, nëpërmjet ambasadorit në detyrë, z. Wisner, për mbështetjen e dhënë në një sërë programesh të financuara nga SHBA dhe uroj që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen”, u shpreh Ministri i Brendshëm.

Ai nënvizoi në fjalën e tij se ndihmat në pajisje mjete moderne dhe programe janë shtrirë në disa prej strukturave më të profesionalizuara të Policisë së Shtetit.

Ambasadori në detyrë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner, theksoi në fjalën e mbajtur se “është nder për mua dhe ekipin tim të jem këtu sot, për të mbështetur këta miq të mrekullueshëm me pajisje zbulimi dhe kompjuterike, të cilat nxjerrin në pah, qoftë edhe pjesërisht, se sa shumë jemi të përkushtuar ndaj sigurisë së Shqipërisë. Si aleate e NATO-s, siguria e Shqipërisë, është edhe siguri e SHBA-ve”.

“Puna e përditshme që bëni ju të gjithë, për të luftuar migracionin e paligjshëm, krimin, drogat dhe sfidat për të ardhmen e Europës, është thellësisht e vlerësuar, sigurisht edhe nga miqtë tuaj në Ambasadën e SHBA në Tiranë, por gjithashtu edhe nga lidershipi ynë në Uashington. Siguria e brendshme nis nga siguria e jashtme dhe ju jeni në vijën e parë të frontit dhe për këtë jemi shumë mirënjohës. Ne besojmë se mjetet e pajisjet do të japin një ndikim madhor, do t’ju ndihmojnë për fuqizimin, kapjen dhe ndalimin e atyre personave që nuk po përpiqen të bëjnë gjëra të mira për vendin tuaj, dhe ne ju inkurajojmë fuqishëm për këtë”, tha më tej ambasadori Wisner.

“Një mbështetje e konsiderueshme është dhënë në automjete dhe pajisje si automjete patrullimi me kalueshmëri te lartë, kamera termike, dylbi dite dhe nate, jelek antiplumb, GPS, kamera SMARTDEC, elektrikë dore, etj. Ndërkohë janë dhuruar pajisje për përdorim nga Reparti Special për Kufirin dhe Migracionin, DELTA Vlorë dhe në kufirin blu si ndriçues, veshje të veçanta dhe pajisje speciale. Ndikimi i këtyre pajisjeve, në punën e strukturave policore, ka qenë i prekshëm dhe tejet efikas. Konstatojmë se përdorimi i kamerave “SMARDEC” ka rritur forcën zbuluese kundër trafikimit të lëndëve narkotike, kalimin ilegal të kufirit dhe kontrabandimit të mallrave. Si rezultat i përdorimit të tyre, janë parandaluar kalimet e paligjshme dhe rastet e migracionit të paligjshëm,” vuri në pah Balla.

Duke folur rreth rëndësisë së bashkëpunimit në një kuadër më të gjerë, rajonal, ai bëri me dije se “më vjen veçanërisht mirë për rezultatet e arritura në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar: ngritja e SBI (South Border Initiative – Iniciativa e Kufirit Jugor), në të cilën marrin pjesë autoritetet e Policisë Kufitare dhe atyre të Doganës të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, dhe Kosovës janë një dëshmi konkrete e këtij bashkëpunimi të ngushtë, për shkëmbimin e informacionit javor për situatën e imigracionit te parregullt”.

“Forcimi i sigurisë kombëtare është ndër prioritetet më të rëndësishme, – tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, – pajisjet dhe sistemet e dhuruara, shoqëruar me trajnimet brenda dhe jashtë vendit, përbëjnë themelin e policimit modern kufitar që solli ndryshimin rrënjësor të koncepteve të këtij policimi, edhe në zonat më të thella por edhe të menaxhimit më ekonomik të burimeve njerëzore e logjistike. Iniciativa e kësaj zyre për kufirin jugor, ka ndikim pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar nëpërmjet policisë kufitare dhe doganës së Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për shkëmbimin e informacioneve dhe problemeve të sigurisë kufitare”./m.j

Next Post
Kujtimet me Mirush Kabashin/ Regjizori: E njoh që 5 vjeç, bëri me not Sazan-Vlorë e pastaj në mbrëmje doli në shfaqje

Kujtimet me Mirush Kabashin/ Regjizori: E njoh që 5 vjeç, bëri me not Sazan-Vlorë e pastaj në mbrëmje doli në shfaqje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

October 23, 2026
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In