• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-Covid: Ndalohen dasmat dhe mbyllen lokalet e natës, nga 20 gushti deri më 1 shtator

by Java News
18/08/2021 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Sipas propozimeve të Ministrisë së Shëndetësisë këto masa do të prekin disa sektorë.

Kështu, duke filluar nga 20 gushti deri më 1 shtator do të mbyllen klubet e natës, do të reduktohet orari i gastronomisë dhe do të ndalohen dasmat.

Ministri Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se masat për ruajtjen e shëndetit publik janë kritike për të parandaluar përhapjen më të gjerë të virusit dhe të vdekjeve nga sëmundja.

“Duke iu referuar të dhënave, duke balancuar interesin e ruajtjes së shëndetit publik e ekonomik propozojmë ndërmarrjen e masave të reja. Masat janë proporcionale me rreziqet e shkaktuara. Masat nuk përcaktojnë obligimin e vaksinimit të detyrueshëm duke qenë se kufizimet e vendosura mund të përmbushen me dëshmitë e statusit të vaksinimit, të rezultatit se personi nuk është i infektuar ose se ka antitrupa të mjaftueshëm. Nuk përjashtojmë marrjen e masave të reja varësisht nga situata epidemiologjike. Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK, ekspertëve kërkojmë aprovimin të këtij propozimi”, ka thënë Vitia.

Vitia ka sqaruar se edhe dasmat janë ndaluar, për shkak të rritjet së numrit të të infektuarve, ndryshe nga çka ishte paralajmëruar mbrëmë nga vetë ai. Vitia të martën tha se dasmat do të lejoheshin por vetëm me orar të shkurtuar e me numër të kufizuar mysafirësh.

“Dje menjëherë pas konferencës për media që kemi pasur në MSH, kam qenë prapë në kontakt me grupet e interesit dhe ekspertët nga IKSHPK e brenda MSH-së, ku kemi ardhur në përfundim se edhe disa aktivitete tjera për shkak të projeksioneve për ngritjen e të infektuarve, të ndalohen. Ndër të tjera  ahengjet e dasmat”, ka thënë Vitia.

Kurti në fillim të mbledhjes, ka ftuar qytetarët që të vaksinohen. Ai shtoi se marrja e masave të reja është e domosdoshme që të ruhet shëndeti publik.

Të mërkurën, Kosova ka shënuar rekord ditor të rasteve pozitive me koronavirus, me gjithsej 2110 raste dhe katër të vdekur.

Next Post
Testimi i shkencëtarëve/ Një ilaç në fazë prove kundër kancerit lufton edhe Covid

Testimi i shkencëtarëve/ Një ilaç në fazë prove kundër kancerit lufton edhe Covid

Comments 1

  1. Damush Kadria says:
    5 years ago

    E zëntë KARAKOVIDI Albin Kurtin me shoke….

    Reply

Leave a Reply to Damush Kadria Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In