• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria, bonus para festave, Mete: Do ketë paketë mbështetjeje për shtresat në nevojë. Ndahet brenda këtij viti

by Java News
08/12/2023 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 4 dhjetorit në çdo sportel të Postës Shqiptare ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit prej 5 mijë lekësh të reja.

Nga fondi në dispozicion për bonusin e këtij viti që kap vlerën e 3.5 miliardë lekëve do të përfitojnë 704 mijë qytetarë, nga të cilët 588 mijë trajtohen me pension pleqërie dhe social, rreth 66 mijë invaliditeti dhe 44 mijë me pension familjar.

Por pensionistët duket se nuk do të jenë të vetmit që do të përfitojnë në prag të festave, pasi qeveria ka në plan një paketë mbështetjeje për shtresat vulnerabël të shoqërisë.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete,  gjatë fjalës së tij në panelin për prioritetet zhvillimore në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.

“Kemi indeksuar pensionet në një total prej 250 milionë euro vitet e fundit dhe sapo kemi dhënë bonusin e dytë të brenda këtij viti për pensionistët. Jemi në diskutim për një paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti, ashtu siç jemi të angazhuar në një diskutim të thelluar si mes nesh ashtu edhe me partnerët, Bankën Botërore dhe FMN për një reformë të pensioneve dhe të shtyllave të mbrojtjes sociale në tërësi sepse kemi detyrimin që këtë moment të mirë zhvillimi dhe rritjeje ekonomike ta përkthejmë edhe në mbështetje për këto shtresa në nevojë”, tha Mete.

Fondet e kësaj pakete për të cilën Mete foli në Kongres, pritet të alokohen dhe shpërndahen para festave të fundvitit. Gazetarja e A2CNN, Fjorela Beleshi ka mësuar nga burime pranë qeverisë se po punohet për të nxjerrë një akt normativ që e mundëson atë.

Ministri i Ekonomisë po ashtu vendosi theksin te rritja e pagave për vitin e ardhshëm, një reformë që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit afro 400 milionë euro.

“Siç e dini, së fundmi dolëm nga lista gri dhe kemi marrë vlerësime pozitive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga Banka Botërore dhe nga agjenci vlerësimi prestigjioze, si Standard and Poor’s, që jo vetëm ndikojnë në reputacionin dhe imazhin e vendit, por përmirësojnë klimën e biznesit dhe lehtësojnë edhe transaksionet financiare dhe bankare. Kemi një moment të mirë ekonomik që po përkthehet dhe synojmë të përkthehet edhe më shumë në punësim. Aktualisht, kemi një nga shkallët më të ulëta historike të papunësisë dhe po shohim rritje të punësimit. 

Vitin tjetër do të avancojmë në mënyrë domethënëse me reformën e rritjes së pagave, duke arritur që prej mesit të vitit 2024, pra duke arritur para kohe, objektivin e një page mesatare 900 euro në sektorin publik. Kosto totale e kësaj reforme do të jetë afro 400 milionë euro dhe presim që kjo reformë domethënëse të jetë shtysë edhe për pagat e sektorit privat”, tha ndër të tjera Mete./m.j

Next Post
Deshmia: Kur “Noizy” rrahu Kleviolin u shqetësua nëna e motra e Laertit. I thanë se ju dhimbs Klevio. Më pas ai urdhëroi t’i vinim tritolin

Deshmia: Kur “Noizy” rrahu Kleviolin u shqetësua nëna e motra e Laertit. I thanë se ju dhimbs Klevio. Më pas ai urdhëroi t’i vinim tritolin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In