• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deshmia: Kur “Noizy” rrahu Kleviolin u shqetësua nëna e motra e Laertit. I thanë se ju dhimbs Klevio. Më pas ai urdhëroi t’i vinim tritolin

by Java News
08/12/2023 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes shumë krimeve të urdhëruara nga Laert Haxhiu, është dhe vendosja e një sasie tritoli në butikun e Rigels Rajkut që njihet gjerësisht në Shqipëri me nofkën “Noizy”.

Përmes dëshmisë së Tafanit, gazetari Elton Qyno i “Ora News” shprehet se ka mësuar se kjo ngjarje është regjistruar në 8 qershor 2022 në qytetin e Durrësit, dhe sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, plani për të bërë këtë krim ka marrë spunto pas një telefonate që ka marrë Laert Haxhiu nga nëna e tij, Florije Haxhiu dhe motra, Klea Haxhiu.

Siç tregon i penduari, Laerti është ndikuar nga nëna dhe e motra, të cilat gjatë telefonatës i janë shprehur të shqetësuara se në pamjet filmike të shfaqura në “Tik-Tok”, i ishte dhimbsur shumë Kleviol Ahmeti, kur rrihej nga grupi i shokëve të “Noizyt”.

“…kur doli një video në “Tik-Tok” që kishin rrahur Kleviol Ahmeti (Serbiano) i cili është nga Lushnja, Laertin e telefonoi nëna e tij dhe motra dhe i treguan se i ishte dhimbsur shumë Klevio, që e kishin rrahur në atë mënyrë…” – ka treguar para hetuesve Artan Tafani.

Sipas rëfimit të Tafanit, gjatë kësaj bisede me të ëmën dhe motrën, Laertin e zuri sedra dhe më porositi mua dhe Lulin që t’i bënim një dëm “Noizyt” me pretekstin se rrahja që ai i kishte bërë Klevios kishte shqetësuar familjen e Laertit.

“…në atë kohë unë rrija me Laertin dhe Lulzim Arapin te “Green City” në Tiranë. Për këtë arsye unë dhe Luli me porosinë e Laertit kemi marrë përsipër ta bëjmë si punë. Ne kemi patur tritol gjendje nga një sasi tritoli, të cilën unë e kisha marrë tek shtetasi Erisjano Abedini alias “Cano” dhe për këtë ngjarje kemi përdorur afro 1 kilogram tritol. Kam shkuar me Lulin në Durrës, pas mesnate dhe kemi qenë me automjetin tim Benz me targa AA331EB, por atë natë i kisha vendosur targa të tjera të vjedhura që nuk i mbaj mend ekzaktësisht.

Tritolin dhe fitilin e përgatita në shtëpi. Kur arritëm në Durrës, makinën e parkova tek një kthesë jo shumë larg butikut ku do vija eksplozivin. Fitilin e kisha bëra pak të gjatë. E ndeza dhe shpërthimin e dëgjova pasi kisha hipur në makinë dhe isha nisur drejt Tiranës. Nga aty së bashku me Lulin shkova në Tiranë tek “Green City” ku ishim me banim…” – ka treguar Artan Tafani.

Pas kësaj ngjarje Laert Haxhiu ka falenderuar dy shokët e tij, pasi e kishte ndjere veten të plotësuar për një hakmarrje që realizoi tek “Noizy”, i cili sipas tij me rrahjen e Klevios i kishte shqetësuar nënën dhe motrën./m.j

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“Nuk luftova kundër një mbreti, që të bëhem mbret vetë” – Xhorxh Uashington

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

“Naltgjatësia” dhe 7 “xhuxhat elektoralë”

October 2, 2026
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

October 2, 2026
Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

October 2, 2026
“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

October 2, 2026
Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

October 2, 2026
“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

October 2, 2026
Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

October 2, 2026
Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

October 2, 2026
E akuzuara për të shtënat në banesën e Rihannës rrezikon burgim të përjetshëm

E akuzuara për të shtënat në banesën e Rihannës rrezikon burgim të përjetshëm

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com