• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria: Banorëve të prekur nga përmbytjet në Shkodër, u zerohen detyrimet ndaj OSHEE-së

by
10/06/2015 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria miratoi të mërkurën një vendim, përmes së cilit rakordohet shuma e dëmshpërblimit për përmbytjet e banorëve të Shkodrës me detyrimet e faturave të energjisë elektrike.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi të mërkurën nga selia e Kryeministrisë, se qeveria e mbajti zotimin e dhënë për dëmshpërblimin e këtyre banorëve, të cilët u dëmtuan nga qeverisja e shkuar.

“Ecuria pozitive e reformës në sektorin energjitik, rivendosja e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike na kanë krijuar mundësinë që t’i japim zgjidhje problemit të dëmshpërblimit të lënë zvarrë në shumë vite nga qeveria e djeshme”, deklaroi kreu i MEI-t.

Sipas Gjiknurit, është bërë një bilanc i detyrimeve që shteti ka mbetur pa u dhënë banorëve të përmbytur dhe detyrimeve që ata i kanë shtetit në formën e faturave të papaguara të energjisë elektrike. OSHEE, tha ai, ka kryer një rakordim mes emrave të listës së emergjencës civile për banorët e prekur nga përmbytja dhe detyrimit që këta banorë kanë të papaguara për energjinë elektrike të konsumuar.

“Nga ky rakordim ka rezultuar se janë 2868 kontrata për të cilat do të kryhet procedura e kompensimit me borxhin e akumuluar të energjisë elektrike dhe vlera totale që shkon deri tani është 222 milion e 416 mijë lekë”, deklaroi Gjiknuri.

Duke folur për vendimin e sotëm, ministri Gjiknuri theksoi se nëse shteti ka një borxh ndaj një banori dhe ky i fundit ka detyrime të papaguara të energjisë elektrike do të bëhet shuarja nëpërmjet aplikimit të realizuar në zyrat e OSHEE-së. Në rast se detyrimi ndaj OSHEE-së, vijoi ai, është më i madh, diferencën do ta zgjidhin sipas parashikimeve në marrëveshje.

“Banorët e prekur nga përmbytja, që sipas këtij vendimi janë në cilësinë e kreditorit, kanë dhënë pëlqimin për këtë shuarje nëpërmjet aplikimit të realizuar në zyrat e OSHEE-së, gjatë procesit të rakordimit të të dhënave”, tha kreu i MEI-t.

Kreu i MEI-t theksoi se qeveria ka marrë të gjitha masat përmes mirëmenaxhimit të kaskadës së Drinit që këta banorë të mos preken nga përmbytjet. “Pavarësisht reshjeve të dendura, për shkak të mirëmenaxhimit të sektorit energjitik dhe në veçanti kaskadës së Drinit, janë shmangur fenomenet e përmbytjeve në zonat e Shkodrës dhe Lezhës. Ju japim garanci banorëve që ky mirëmenaxhim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kjo është një garanci shtesë për sezonet që do të vijnë, që këto përmbytje të shmangen”, deklaroi Gjiknuri./ATA/

Next Post

Kallashi ndez clubin (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In