• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria 3 projekte për rrugët e reja me koncesion, segmentet ku do të ndërtohen

by Java News
23/01/2018 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të ndërtojë tri rrugë të reja, ku dy prej tyre do t’u jepen me koncesion kompanive private.  Ministrisë së Transporteve i janë paraqitur dy propozime të pakërkuara për ndërtimin me koncesion të rrugës Vaqar-Kavajë dhe Milot-Balldrem, ndërsa do të nisë hartimi i projektit për Elbasan-Qukës. Zv.ministri i Transporteve, Artan Shkreli, tha dje në Komisionin e Ekonomisë se Ministria po shqyrton projektet me koncesion për ndërtimin e dy rrugëve.

“Për rrugën VaqarKavajë dhe Milot –Balldrem kanë ardhur propozimet në ministri dhe në këto momente janë duke u shqyrtuar studimet e fizibilitetit ku një pjesë e tyre duken mjaft të mira. Ky është motivi që janë hequr dy nga këto projekte për financim nga marrëveshja e huasë, sepse do të shikohen me kontrata me koncesion. Me këtë financim ka mbetur vetëm bypass-i i Elbasanit, siç duket nuk ka pasur interesim në këtë nivel”, u shpreh Shkreli.

rruget-me-koncesion

Drejtori i Transportit në Ministrinë e Transportit dhe Energjetikës, Dhimio Plaku, tha se të dyja projektet e paraqitura janë autostrada me 4 korsi.

“Ofertën për propozim të pakërkuar, me partneritet publik privat e kemi për Milot-Balldrem dhe do të jetë autostradë, paralel me rrugën ekzistuese me katër korsi. Për Vaqar –Kavajë projekti është autostradë me katër korsi”,- tha Plaku. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkoi shpjegime për veçimin e autostradës Vaqar-Kavajë nga projekti ekzistues, Thumanë-Rrogozhinë.

“Ai konsiderohet një projekt nga Thumana në Rrogozhinë, nuk e kuptoj pse e keni copëtuar. Pse ky segment autostrade është i kufizuar nga Vaqari deri në Kavajë”, tha Braçe. Zv.ministri i Transporteve, Artan Shkreli, shpjegoi se kërkesat nga kompanitë private ishin më të larta për Vaqar-Kavajë, ndërsa Thumanë–Kashar është veçuar për shkak se është pjesë e projektit Adriotiko-Jonian.

“Shprehja e interesit nga Vaqari në Kavajë është më e lartë. Ndërsa hapja e segmentit të ri që shkon në Rrogozhinë ka më pak kërkesa dhe studimet e fizibilitetit janë më të gjata dhe më të ndërlikuara për ne për të bërë një përmbledhje”, tha Shkreli. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje marrëveshjen e huasë së butë, me vlerë 30 milionë euro që do të përdoren për hartimin e projektit të rrugës Qukës-Elbasan, bypass-in e Elbasanit dhe bypass-in e Beratit.

“Kredia që po shqyrtojmë është një vendim që është marrë para shumë vitesh. Flitet për ndryshimin e studimit të fizibilitetit dhe të impaktit mjedisor në dy akse, nga Milot-Shkodër që ishte, ne do të bëjmë Elbasan-Qukës për të lehtësuar trafikun që është në këtë aks dhe një rrugë e papërshtatshme për transportin e mallrave, që vijnë nga dy doganat kryesore Kapshticë dhe Qafë– Thanë. Nga ana tjetër do të zëvendësojmë Vaqar-Kavajë me bypass-in e Beratit, i cili do të lehtësojë rrugën për Skrapar dhe Çorovodë dhe do të lemë siç ishte bypass-in e Elbasanit”, u shpreh zv.ministri Shkreli. /panorama

ma.me

 

Next Post
Analiza vjetore/ Gjonaj: Ndryshon skema e rekrutimit për punonjësit e burgjeve!

Analiza vjetore/ Gjonaj: Ndryshon skema e rekrutimit për punonjësit e burgjeve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In