• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria 15 mln euro për qytetarët që kanë makina të vjetra, të blejnë makina të reja

by Java News
03/11/2016 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të subvencionojë drejtuesit e makinave të vjetra, për të blerë automjete të reja. Skemë e re financimi kjo, që do të mbështesë drejtuesit e pamundur ekonomikisht dhe do të eliminojë nivelin e ndotjes së ajrit në vend.

“Për të nxitur drejtuesit që të blejnë automjete të standardeve të fundit dhe të teknologjisë së fundit, është e rëndësishme të ketë një mbështetje financiare, që të mos blejnë automjete të përdorura, me shkarkime të larta të ndotësve në ajër. Kjo nismë është parashikuar për rreth 15 mijë përdoruesish automjetesh, si dhe ka një vlerë rreth 15 milionë euro”, tha Laureta Dibra, përgjegjëse e Sektorit të Ajrit dhe Ndryshimeve Klimatike në Ministrinë e Mjedisit.

Por qeveria po rishikon edhe sistemin e taksave për automjetet, që në të ardhmen do të tatohen në forma të ndryshme.

“Ato që ndosin më shumë duhet të paguajnë më shumë, ose gradualisht mund të hiqen nga sistemi i taksave automjetet e reja (Euro 4, Euro 5), ato më pak ndotëse”, shtoi më tej Laureta Dibra.

Ndotja e ajrit në Shqipëri mbetet në nivele të larta. Por, sikurse ka qytete ku situata është alarmante, ka edhe të tjera ku nuk tejkalohen normat e lejuara nga Bashkimi Europian.

“Kemi identifikuar 3 zona kryesore. Zona A është ajo më kritike, që përfshin Tiranën dhe Elbasanin; në zonën B bëjnë pjesë Fieri, Patosi, Ballshi, Vlora, Durrësi, Korça, Shkodra, Kamza dhe Paskuqani. Nga këto që nuk përmendëm është pjesa tjetër e vendit që nuk kanë fare tejkalim të normave të lejuara”, tha Laureta Dibra.

Projektplani kombëtar për menaxhimin e cilësisë së ajrit po diskutohet me grupet e interesit, ndërsa priten propozime të reja, deri kur të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave.

ma.me

Next Post
Ju shkoi mendja për keq? Çfarë tregon kjo foto?

Ju shkoi mendja për keq? Çfarë tregon kjo foto?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com