• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveri teknike apo besimi? Topi: Tallje me shqiptarët, të quhet qeveria “Mazllëm”

by Java News
09/04/2017 09:35
- President Bamir Topi (Albania)

- President Bamir Topi (Albania)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi bën thirrje për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në mënyrë që të zgjidhet kriza politike në vend.

Në një intervistë për gazetën “TemA”, kreu i FRD-së nënvizon se nëse nuk ndërmjetësojnë faktorët e jashtëm, atëherë vendit do t’i duhet të përballet me një situatë të tensionuar dhe aspak të qetë.

Propozimet për krijimin e një qeverie teknike apo edhe besimi, Topi i konsideron si një tallje që i bëhet shqiptarëve.

Ai i quan çështje prestigjiatorësh, që nuk synojnë për të arritur një zgjidhje.

Më tej, lideri i FRD-së hedh dritë mbi koalicionet, ndryshimet në nenin 449 apo edhe mbi ngrirjen e procesit të implementimit të reformës në drejtësi.

Zoti Topi, opozita vijon të protestojë përpara Kryeministrisë pasi nuk ndjehet e sigurt për menaxhimin e procesit zgjedhor. Edhe forca që drejtoni juve ka pasur një shqetësim dhe ankesë të tillë në vitin 2013. Çfarë ka ndryshuar në këto vite për të besuar se zgjedhjet do të kenë standardet e duhura?

Çështja e zgjedhjeve dhe data e zhvillimit të tyre, duket se është kthyer në një lloj konvencioni apo makthi që nuk përmban më asnjë kuptim kushtetues dhe moralisht të pranuar nga palët.

Ajo çka konstatoj prej kohësh është se askush nuk llogarit më detyrimin kushtetues dhe vullnetin për të respektuar atë që “baballarët” e politikës moralizojnë.  Nga kjo analizë nuk ka dyshim që data kushtetuese e zgjedhjeve është vetëm një letër dhe të parët që nuk duan ta respektojnë janë batakçinjtë e politikës shqiptare.

Cilët janë këta që ju i emërtoni si “batakçinj”?

Janë pikërisht ata që janë të etur për “zgjedhje të lira” por në të njëjtën kohë janë edhe dhunues të tyre.  Shtyrja e datës së zgjedhjeve po krijohet si shans nga sjellja e vetë partive, ku shumica po e kërkon me ngulm. Kjo tregon se demokracia në Shqipëri është me brekë nëpër këmbë.  Veç Zoti e di kur do të dalim nga amullia dhe predispozicioni i errësirës ballkanike.

Mendoni se duhet të shtyhet data e votimit për t’i dhënë hapësirë plotësimit të kushteve që vendos opozita për të hyrë në zgjedhje?

Nëse sot nuk ka besim se do të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme, kjo i dedikohet edhe atyre që po qëndrojnë të ngujuar në çadër. Mendoj se është hipokrizia më e madhe. A nuk ishte frymëzuesi i çadrës që prishi sistemin e zgjedhjeve në vitin 2008? Pa përjashtuar këtu edhe Edi Ramën.  Kauza jonë është tjetër gjë. Nëse nuk dinë se çfarë të kërkojnë, atëherë le të na lejojnë ne të tjerëve të ankohemi pasi janë pikërisht këta që kanë komisionerë plaçkitës të votave të hedhura për të tjerë.

Shohim që të dy kahet politike nuk po kuptohen me njëri-tjetrin pavarësisht ndërhyrjeve të shpeshta nga ambasadorë apo faktorë të tjerë. Mendoni se në këtë situatë duhet kërkuar ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të zgjidhur mosmarrëveshjet ashtu si në vitin 2009 kur opozita e asaj kohe protestonte mbi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet dhe kërkonte rinumërimin e votave?

Pak ditë më parë jam shprehur qartë dhe me shqetësim se partitë politike nuk do të arrijnë të merren vesh. Në këto kushte mendoj se mediatorët ndërkombëtarë duhet të futen energjikisht, ndryshe nuk do të kemi situatë të qetë.  Nëse nuk ndërhyjnë mendoj se do të kemi një gjendje të tensionuar duke dalë të humbur të gjithë, qytetarë, politikanë, njerëz të biznesit dhe hallexhinj. Nga kjo gjendje përfitojnë veç ata që nuk duan një shtet normal.

Ka pasur ndonjë tentativë nga Partia Demokratike apo FRD për të bashkuar të djathtën në këto zgjedhje elektorale?

Çështja nuk shtrohet nëse duhet një aksion i përbashkët për gjëra qe nuk përputhen me njera-tjetrën. Problemi nuk qëndron tek programi por tek demokracia. Nëse nuk ke respekt për bazën e demokracisë dhe shtetin atëherë për çfarë të vlen program i  partisë?

Jemi në prag të koalicioneve zgjedhore. Burime të afërta brenda partisë suaj më njoftojnë për një rikonfirmim të koalicionit me Partinë Socialiste. Është e vërtetë?

Sot po diskutohet nëse do të ketë zgjedhje apo jo. Më të pakuptueshmit rezultojnë aleatët që kanë ndarë llokmat e pushtetit.  Ende nuk ka asgjë konkrete. Jemi duke vrojtuar ku po shkohet.  Me sa duket koalicionet janë të fundit që do të ekspozohen.

LSI duket e paqartë në pozicionimin politik që do të marrë në këto zgjedhje. Aktorë të ndryshëm në politikë apo në media argumentojnë se koalicioni PS-LSI po vonohet për shkak të pazareve politike, ndërkohë LSI deklaron se çdo vendim po merret në interes të vendit dhe zgjidhjes së krizës politike. Ju vetë si gjykoni?

Kush qenkan ata që sot shohin kaq larg ndërkohë që në praktikë konstatohet vetëm përpjekje për të shfrytëzuar përplasjet politike me një këmbë majtas dhe një tjetër djathtas? Ajo që shoh më forcon bindjen se i pari në këtë mes është interesi dhe pazari politik. Të mbesi ç’të mbetësi për interesin kombëtar. Këto përralla nuk venë në gjumë as fëmijët. Është kjo mënyre sjelljeje qe na ka çuar në këtë pikë ku situata e moralit dhe komunikimit politik nuk ka qenë më e rënde se sot.

Sipas jush, ku qëndron ndryshimi mes qeverisë së besimit dhe qeverisë teknike? Po të përbashkëta gjeni mes këtyre dy propozimeve?

Mund ta quani si të doni  por ajo do ta ketë emrin “Mazllëm”. Kjo është një çështje prestigjatorësh që po tallen me të gjithë shqiptarët. Zgjidhja që kërkojnë të arrijnë është: “Të merremi vesh që të mos merremi vesh kurrë”. Propozimi ynë do të ishte që të ndryshojnë ligjin zgjedhor dhe të flakin kamikazët e partive nga komisionet. Pse nuk e bëjnë dhe pse nuk e duan, tashmë kjo dihet qartë nga të gjithë. Është pikërisht status quo-ja dhe kalbëzimi politik ku janë zhytur partitë ato që bëjnë ligjin në Parlament, duke mbajtur Shqipërinë nën kënetë për  të mos ngritur  kokë.

Si  ish-president, a keni juve një koment lidhur me rolin që po luan presidenti aktual Bujar Nishani për zgjidhjen e krizës politike mes palëve?

Pa dashur që të merrem me presidentin aktual, më duhet të them se ai asnjëherë nuk ka qenë mbi palët pasi u zgjodh si një nomenklaturë partiake. Që në fillim ky president ka qenë palë dhe kjo është arsyeja se pse nuk mund të pranohet si mediator. As mund të bëjë thirrje për forcat politike. Shqipëria sot fatkeqësisht  nuk ka një arbitër kombëtar dhe i duhet arbitër ndërkombëtar.

Pavarësisht se ndërkombëtarët vendosin theksin tek reforma në drejtësi, implementimi i saj ka ngrirë. Kush po e pengon reformën në drejtësi?

Tashmë nuk ka me pikë dyshimi se ata që e kanë ngrirë procesin e implementimit të reformës në drejtësi, janë ligjvënësit që ndodhen në çadër. Disa nga penguesit mund të jenë dhe brenda sallës së parlamentit. Reforma në drejtësi nuk bëhet me kushte por drejt e pa kufizime në kohë. Çdo gjë tjetër është deformim i synimit për drejtësi dhe për të mbuluar vepra penale që lidhen me trajektoren e karrierës së politikanëve.

Ndryshimi i Nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale, interpretohet si heqja e çdo mundësie për rihapjen e çështjeve penale, madje edhe pasi procesi i vettingut të jetë kryer. Si e shihnin në optikën tuaj këtë çështje?

Natyrisht që ka këndvështrime juridikisht të ndryshme të cilat vijnë nga logjika dhe eksperienca të ndryshme  prej vendeve  të caktuara evropiane. Sidoqoftë  kur ka diskutime të ngjashme në  terrenin shqiptar, ka plot tendenca paragjykuese.  Kjo vjen për shkak të ngjarjeve specifike që vendi ka kaluar në tranzicion ku janë implikuar edhe politikanë apo zyrtarë të lartë. Në gjykimin  tim, sipas rregullit bazë juridik  mbi çështje të caktuara të sanksionuara në ligjin penal, kur ka elementë sinjifikativë të pahetuar apo qëllimisht të lene në erresirë për shkaqe politike, çështja mund të rihapet. Kjo mund të bëhet  pa e arsyetuar politikisht por në mënyrë serioze nga një përmbajtie juridike apo shkencore mbi bazë të elementëve të rinj hetimorë që nuk janë ekspozuar më parë.

c.a

Next Post
Tërmeti, disa banesa të dëmtuara në Mirditë

Tërmeti, disa banesa të dëmtuara në Mirditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, të paktën 700 efektivë policie në terren, nuk ka incidente!

“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, të paktën 700 efektivë policie në terren, nuk ka incidente!

November 14, 2026
Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

November 14, 2026
Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

EMRI/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina përplas me vdekje këmbësorin!

November 14, 2026
FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

November 14, 2026
Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

November 14, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

Pse u tërhoqët nga votimi për Spiropalin? Klosi: Jam këtu për pjesën publike, Manastirliu qëndron në Tiranë

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për Spiropalin dhe Ndrecën! Manastirliu mbetet në Tiranë, përforcohet me Demon dhe Koçiun

November 14, 2026
Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

November 14, 2026
Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In