• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Qershorët që vijnë…

by Java News
17/06/2026 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Julika Prifti

Erdhi Qershori i tretë me babanë në parajsë. Muaji i lidhur me fëmijërinë, fundin e vitit shkollor dhe fillimin e pushimeve verore te gjyshja në Vlorë ose te gjyshja tjetër në Rehovë, pranë detit apo liqenit me prindërit, i lojërave me qershitë në vesh si vathë, dhe leximet e librave për qejf, dhe pa menduar për detyra shkolle, është edhe muaji i peshës së zbrazëtisë.

Tre qershore qëkur njeriu me të cilin mund të bisedoja për gjithçka, bashkëbiseduesi im më i mirë, njeriu që të ndihmonte të kuptoja ngjarje, libra, njerëz dhe vetveten, frymon në një pjesë të vetes sime, ku gjej kujtime dhe boshllëk: pasditet kur babai na lexonte tregimet, përrallat, novelat apo esetë që sapo kishte shkruar dhe ne, tri vajzat, dhe mami, ishim lexueset e para të veprave të tij, këngët e preferuara Eja Eja Lule Bore dhe Perëndeshë e Bukurisë në festa e gëzime familjare, poezitë që recitonte përmendësh ishin pasione që nuk i humbi ndër vite. Deri në ditët e fundit recitonte vargjet që kishte dashur gjithë jetën “Si e dua Shqipërinë” apo vargjet e Fishtës dhe të Eposit të Kreshnikëve.

Zërin e tij e dëgjoj sapo nis të dëgjoj rreshtat e parë të tyre. Në momente bisede në Tiranë a Nju Jork ia beh humori i tij në biseda e takime për ardhjen në atdhe, “Në Shqipëri vij me qejf dhe iki me më shumë qejf”, apo “Unë kam qenë gjithë jetën amerikan dhe nuk e kam ditur.”

Në këto tre vite kam ardhur në Shqipëri më shpesh dhe kam qëndruar më gjatë se në çdo kohë tjetër që nga largimi im në vitet ’90. Në takimet me shoqërinë, në batutat dhe dollitë e tyre për babanë e zbehin mungesën në formën më të dashur. Babai frymon në librat dhe shkrimet e tij edhe tek miqtë e tij të dashur.

Gjatë projektit të sistemimit të korrespondencës, kompjuterizimit të dorëshkrimeve e shkrimeve të pabotuara, mbledhjes së shënimeve të tij për fjalë të rralla, shprehje, këngë dhe materiale të tjera të qëmtuara në udhëtimet e tij në mbarë tokën shqiptare, bëj herë pas here zbulime të mrekullueshme të pasurisë intelektuale, historike dhe gjuhësore që ai ka lënë.

Nuk e kam trashëguar prej babait kënaqësinë e veçantë për ushqimin apo pijet e mira. Por kur vjen puna te bisedat e gjata mes miqsh dhe te dollitë e ngrohta, mund të them se i afrohem shumë. Po aq e fortë është tek unë edhe dashuria për udhëtimet nëpër Shqipëri. Kur përshkoj rrugët që ai ka dashur, kur ndalem në vendet që e kanë frymëzuar, kur takoj njerëz që e kanë njohur, më duket sikur vazhdojmë të udhëtojmë së bashku. Nuk jam babai im, por jam një pjesë e tij. Mbaj brenda vetes dashurinë për librin, për gjuhën, për njerëzit, për udhëtimet dhe për Shqipërinë. Ka raste kur mendoj se nuk e falënderova sa duhet për gjithçka që më dha, por jam e bindur se ai e dinte dhe e di sa shumë e duam dhe adhurojmë. Dashuria e tij nuk u largua, ajo u bë dritë që udhëton bashkë me mua çdo ditë dhe ndizet nga përmallimi në çdo qershor që vjen pas.

Next Post
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

Zvërneci, Rama: Parlamenti Europian ndau "shapin" nga "sheqeri"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In