• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeparoi i vjetër tërheqës për studentët e arkitekturës

by A R
21/11/2017 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup studentësh të vitit të 5-të arkitekturës kanë realizuar rilevimin e gjithë ndërtesave të Qendrës Historike të fshatit Qeparo i vjetër.

Kjo nismë e Institutit të  Monumenteve të Kulturës, drejtuar nga Arta Dollani dhe Fakultetit te Arkitekturës dhe Urbanistikës, ka si qëllim që përmes ligjëratave dhe punëtorive, studentët e rinj të mund të njihen me situatën urbane, arkitekturën e banesave si dhe me paraqitjen e ideve për rijetëzimin dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit në këtë zonë.

Procesi i rilevimit u zhvillua nga studentët e drejtuar nga Prof. Dr. Florian Nepravishta (Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës), në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Studentët bashkëbiseduan me banorët e fshatit gjatë punës së tyre, gjë që ndihmoi në pasurimin e dokumentimit të banesave, me fakte e histori të marra drejtpërdrejtë në terren.

Me propozimin të Institutit të Monumenteve të Kulturës, fshati i vjetër i Qeparoit është shpallur Qendër Historike me VKM nr. 639, datë 7.9.2016. Kompozimi urban dhe arkitektura e fshatit paraqet tipologji interesante, veçanërisht në krijimin e hapësirave urbane, ku krijohen kthesa të papritura e panorama mahnitëse. Ky fshat përfshin një numër të konsiderueshëm banesash me një tipologji të larmishme dhe një rrjet rrugor të shtruar me kalldrëm, herë-herë të formuluar me shkallëzime në pjerrësitë e terrenit dhe vende-vende me kalime në formë tuneli nën banesat e fshatit.

Ndërtimet në përgjithësi janë 2-katëshe dhe janë ndërtuar me mur guri. Arkitektura është karakteristike e fshatrave  tradicionale në bregdetin jugor të Shqipërisë, ku pjesa dërmuese e ndërtimeve janë mbi 100 vjeçare. /b.d

Next Post
Zaev ua thotë në sy serbëve: Nuk tërhiqemi nga njohja e Kosovës

Zaev ua thotë në sy serbëve: Nuk tërhiqemi nga njohja e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In