Për shumë qytetarë, qentë e rrugës që enden të lirë në Tiranë është shndërruar në një rrezik burim infeksioni. Bashkia e Tiranës nëpërmjet Agjenicë së Mbrojtjes së Konsumatorëve ka një projekt për t’i dhënë zgjidhje përfundimatare këtij problemi.
Panorama që ofron kryeqyteti me mijëra qen endacak jo vetëm që është e shëmtuar por tregon edhe situatën e rrezikshme për shkak se këto kafshe janë burim potencial sëmundjesh. 10.000 qenë të kequshqyer enden lagjeve dhe rrugëve të Tiranës. Nuk kanë munguar denonacimet edhe në rrjetet sociale duke shprehur shqetësimin për këtë masivizim të tyre.
Agjencia e Mbrotjes së Kosumaorëve nën varësinë e Bashkisë së Tiranës ka një projekt për të zgjidhur këtë problematikë jo nëpërmjet vrasjes, por sterilizmin e plotë të qenëve të rrugës.
Përgjegjësia e sektorit të veterinaries Hermiona Hajdini tha se për të realizuar këto ndërhyje do të ketë një qëndër të posacme.
Trajtimi i qeneve endacakë ka kosoto dhe për këtë Bashkia e Tiranës do të planifikoj një zë të vencante në buxhetin e 2016. Ora News









