• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeni që u leh të gjithëve

by Mero Baze
20/12/2023 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e deputetëve të Sali Berishës, që kërkonin pezullimin e procedurave për zbatimin e masës së sigurisë me arrest për Sali Berishën.

Vendimi i argumentuar i Gjykatës Kushtetuese nuk i legjitimon deputetët të jenë palë në këtë çështje. Palë mund të ishte Sali Berisha, sikur të kishte respektuar procedurën dhe t’i kishte konsumuar gjithë shkallët e gjyqësorit, deri në Gjykatë të Lartë, por ai nuk e zgjodhi atë rrugë.

Rruga që ka zgjedhur Sali Berisha ndaj institucioneve të drejtësisë dhe ndaj çdo institucioni të shtetit shqiptar është t’i sulmojë të gjithë pa shkak, pasi e di që një ditë mund t’i ketë kundër.

Sapo është shqiptuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kanë nisur sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke i zënë të gjithë me libër shtëpie anëtarët.

Ka dy ditë që sulmon Altin Dumanin, që sipas tij, është nën kontrollin e bandave dhe hajdutëve.

Më parë ka sulmuar prokuroren e çështjes Millonai dhe prokurorin Arben Kraja. Sulme barbare, madje dhe kërcënime fizike, janë bërë prej tij ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila është detyruar të shtojë rojet e sigurisë prej tij.

Pastaj janë sulmuar me radhë gjykatës dhe institucione, KLP, KLD, inspektor i Përgjithshëm i Drejtësisë, KED, Gjykata e Lartë e gjithçka tjetër.

Po përse ky njeri që po përballet me drejtësinë i sulmon të gjitha institucionet e drejtësisë? Shumëkush pranë tij po përpiqet ta paraqesë këtë si një dimension trimërie. Të tjerët si veprim inteligjent për t’i depersonalizuar institucionet në raport me të.

Në fakt nuk është as njëra, as tjetra. Në mënyrë banale, kjo është frikë e përzier me budallallëk.

Për ta kuptuar më mire po ua ilustroj me një shembull.

Keni parë ndonjë herë ndonjë qen të vetmuar dhe të braktisur në rrugë që i leh çdo makine që kalon dhe çdo kujt që i bie rruga andej?

Nuk e ka nga trimëria. As nga inteligjenca. Është i frikësuar dhe mendon se çdokush mund ta rrezikojë.

Frika se mund t’i rrezikojnë jetën të gjithë ata që i shfaqen para, e detyron atë t’u lehë të gjithëve dhe të kthehet prapë tek vendi i vet, me bisht në shalë.

Ky është Sali Berisha sot.

Është si një qen që i leh kujtdo që i del përpara. Nuk është se ka ndonjë informacion të qartë nëse e ka mik apo armik atë që sulmon, por duke e ditur se çfarë ka bërë, mendon se të gjithë ata që kanë punë me drejtësinë, janë armiq të tij. Dhe ai s’ka më asgjë tjetër në dorë, veçse t’i sulmojë ata.

Ndaj mos u mërzisni. Vazhdoni punën prej nesër e tutje.

Next Post
”Pavetëdija e deliri…”/ Shano: Ndërsa në Shqipëri po pushon privatisht një prej kryeministrave të G8, halabakët merren me Belerin

Shano: PD, parti pa plan, S’ka asnjë dobi për shqiptarët, Dumani duhet t’u japë drejtësi shqiptarëve

Comments 2

  1. Petrit vasili surat bytha. says:
    2 years ago

    Sale tek burgu i v Jeter fshish me leter

    Reply
  2. Ρrushi says:
    2 years ago

    Mos u krheftë burri në qen rrugaç që ju leh dhe të zotëve të vet. Gjynah.

    Reply

Leave a Reply to Ρrushi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In