• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qëndrimi i parë kundër aeroportit të Vlorës: Kërcënohet peizazhi i mbrojtur!

by A R
19/01/2018 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket se ngritja e aeroportit të Vlorës, veç mbështetjes së gjerë ka edhe mendime kundër.

Projekti për ndërtimin e aeroportit të ri, kërcënon zonën e mbrojtur “Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë”.

Është ky qëndrimi i shoqatës së ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit në Shqipëri, e cila në njoftim për mediat ka argumentuar pse është me rrezikshmëri ngritja e aeroportit në Vlorë.

“Gjatë ditëve të fundit, në media, po qarkullon lajmi i ndërtimit të një aeroporti të ri në afërsi të qytetit të Vlorës dhe pikërisht në zonën e quajtur Akërni, e cila ndodhet në brendësi të plotë të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Ndërtimi i një aeroporti të ri, është padyshim një lajm i përgëzueshëm dhe i mirëpritur për shumicën e publikut, megjithatë vendndodhja e propozuar e ndërtimit të këtij aeroporti është e papërshtatshëm dhe mjaft e dëmshme për natyrën dhe biodiversitetin e lartë të zonës. Vjosë-Narta, përfaqëson një ndër zonat më të dalluara në vend përsa i përket vlerave të biodiversitetit, në veçanti atij avifaunistik. Kjo zonë, njihet ndërkombëtarisht si zonë e Rëndësishme për Biodiversitetin në nivel Global; është pjesë e rrjetit Emerald të zonave me Rëndësi të Veçantë Ruajtje; është njohur nga BirdLife International si Zonë e Rëndësishme për Shpendët në nivel Global; është zonë nën vlerësim për rrjetin Natura2000 në Shqipëri dhe mbi të gjitha është pjesë e rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura“, thuhet ne reagim.

Sipas kësaj shoqate, ndërtimi i një infrastrukture të tillë, kërcënon rëndë integritetin ekologjik të zonës si pasojë e tjetërsimit të habitateve gjatë fazës së investimit dhe shqetësimit gjatë fazës së operimit dhe është në kundërshtim me normat rregullatore e ligjore për zonat e mbrojtura.

“Bazuar në standarted dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe zonave me vlera të larta natyrore, ndalohet ndërtimi i veprave të tilla të cilat kanë një impakt shkatërrues në ekosistem. I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse për të ri-konsideruar vendin e përzgjedhur për ndërtimin e aeroportit dhe jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunimin tonë teknik dhe shkencor në vlerësimin e vendndodhjeve alternative të cilat nuk do të cënojnë integritetin e zonave të mbrojtura dhe do të rrjedhin nga një proces i përgjithshëm i konsultimit me publikun dhe palët e interesit“, thuhet në reagim.

/a.m.

Next Post
Greqia shton presionin, kërkon ngritjen e 8 mijë varreve të ushtarëve të rënë në luftë

EKSKLUZIVE/ Marrëveshja e 2009, rinisin gërmimet në Jug për ushtarët grekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In