• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EKSKLUZIVE/ Marrëveshja e 2009, rinisin gërmimet në Jug për ushtarët grekë

by S M
19/01/2018 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Në 22 janar fillojnë në fshatin Dragot të Tepelenës gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për një proces që është rrjedhojë e marrëveshjes së shkurtit 2009, mes qeverive shqiptare e greke të asaj kohe, e emërtuar “Marrëveshja mbi bashkëpunimin ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë mbi kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë të rënë në luftë, në Shqipëri, gjatë luftës greko-italiane të vitit 1940-1941 dhe ndërtimin e vendprehjes për ta në territorin e RSH”.

Burime diplomatike i thanë Javanews se gërmimet aktuale kryhen në kuadrin e ndërtimit të dy vendprehjeve (varrezave) që parashikon marrëveshja e mësipërme, përkatësisht në Këcyrë dhe në Bularat. Këto burime insistuan në faktin se nuk ka asnjë devijim nga marrëveshja e vitit 2009 dhe se nuk do të ketë asnjë varrezë të re, përveç vendprehjeve të përcaktuara në atë marrëveshje.

Të njëjtat burime njoftojnë se me insistimin e palës shqiptare, është përfshirë në procesin e kërkimit dhe identifikimit të eshtrave të ushtarëve grekë, edhe një ekspert amerikan i identifikimit. Mësohet se ky ekspert ka një përvojë të gjatë në kërkime të kësaj natyre, përfshirë gërmimet dhe identifikimin e të vrarëve të luftës në Bosnje.

Qeveria shqiptare ka insistuar për futjen e specialistit amerikan në komisionin e palës tonë, si një element që ndihmon për të shmangur ngjarje të shëmtuara dhe incidente të rënda si ai i Kosinës i vitit 2006, kur gjatë gërmimeve për eshtra ushtarësh, u dëmtuan rëndë varrezat shqiptare të një shekulli më parë. Një ngjarje që shkaktoi zemëratë të madhe tek banorët e zonës dhe në opinionin publik shqiptar.

Burimet diplomatike thanë gjithashtu për Javanews se gërmimet aktuale do të kryhen  mbi bazën e një protokolli strikt, i cili parashikon se të gjitha shpenzimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave do të jenë të palës greke. Pala shqiptare do të përgjigjet për shpenzimet e përfaqësuesve të saj në komisionin dypalësh. Sqarohet gjithashtu se gërmimet do të kryhen në zona të cilat do dakordësohen paraprakisht me palën shqiptare dhe se procesi do të nisë vetëm me dhënien e lejes nga zyrtarët shqiptarë të pranishëm në kërkim-zhvarrimet që do të kryhen.

Rihapja e procesit të kërkimit dhe identifikimit të eshtrave të ushtarëve grekë të Luftës së Dytë Botërore ka qenë tradicionalisht një temë e nxehtë në marrëdhëniet dypalëshe. Edhe më delikate është bërë ajo, për shkak të konjukturave të dyshimta diplomatike të krijuara gjatë dekadës së shkuar, kur Shqipëria pranoi jo vetëm një marrëveshje të zgjeruar vendvarrimesh në territorin e saj, por edhe një marrëveshje detare e cila ende sot vijon të mbetet një mollë sherri mes Tiranës dhe Athinës. Pasojat e atyre qëndrimeve të palës shqiptare, kane qenë dhe janë një “litar” i mbetur jashtë varrit, i cili trazon çdo përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve mes Greqinë dhe që na vendos rregullisht si shtet, në pozita të vështira përballë palës greke.

Alfons Çupaj

Next Post
Vjedhja e energjisë, procedohen 14 persona në  qytetin e Lezhës

Vjedhja e energjisë, procedohen 14 persona në qytetin e Lezhës

Comments 1

  1. of says:
    9 years ago

    Sa gallate jeni ju, marreveshja e 2009 thoni vec qe ti hiqni Rames pasojat qe do marre me vone. Kjo eshte marreveshja e Rames, me kete marreveshje mori voten e Greqise per hapjen e negociatave. Te fala

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

August 25, 2026
Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

August 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Gusht 2026

August 25, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

August 25, 2026
Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

August 25, 2026
Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

August 25, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

August 25, 2026
Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

August 25, 2026

Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com