• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qëndrimi i Bardhit për Sazanin, i kompleksuar”, analistët: Politikë klienteliste. Nëse Trump humb garën, do shtojnë sulmet për projektin

by Java News
20/03/2024 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rithemelimi mbështet projektin e dhëndrit të ish presidentit amerikan, Donald Trump në Sazan. Kreu i grupit parlamentar të PD dhe i sapoemëruar nënkryetar, Gazment Bardhi tha se mbështesin çdo investim të huaj, por sipas tij, duhet miratuar në transparencë dhe në përputhje me ligjin.

Analisti Frrok Çupi, duke komentuar këtë qëndrim të Bardhit në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, tha se problemi i opozitës nuk qëndron tek ishulli i Sazanit por tek vetë Donald Trump, i cili është në garë me presidentin aktual amerikane Joe Biden për të rimarrë sërish drejtimin e vendit.

“E tëra është një pozitë klienteliste, e cila tenton të miklojë Donald Trump pa e ditur se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe duke mos dashur të dijë se edhe sikur të ndodhë që Trump të bëhet president i SHBA, kontaktet e para janë me qeverinë. Kjo është pak shumë e hapur si një thirrje e fundit që ta përdorim edhe këtë shans. Problemi nuk është te Sazani por tek Trump. Nëse Trump fillon të humbasë pikë në garën për Shtëpinë e Bardhë do të shtohen sulmet ndaj Sazanin. Është një politikë që për qytetarin nuk ka shpresë, kështu që nuk shikohet se do të marrë lopata ujë dhe se do të ketë një ndezje motorësh për opozitën. Është fjala për një kohë të shkurtër për të parë interesat e tyre në raport me maxhorancën, sepse mund të ketë një shpresë se do të shkelen disa parime të parlamentarizmit, se do të shkelen disa ligje dhe e gjitha do të përqendrohet te fjala e disa tipave dhe ndoshta mendja iu shkon se do të ulen edhe masat për Berishën por kjo është e pamundur”, u shpreh Çupi.

Ndërsa analisti Mentor Nazarko e cilësoi qëndrimin e Bardhit si të frikësuar.

“Ishte qëndrim i frikësuar, me kompleksitetin e frikës për të mos reaguar në mënyrë kritike. Me dëshirë do të reagonin në mënyrë kritike po të mos ishte fjalë për amerikanët, por një arsye tjetër që ka bërë këtë që të jetë qëndrim i kompleksuar, është që ata do të dëshironin që në kuadrin e kësaj detancës të përgjithshme që lidhet me krijimin e komisioneve hetimore, ata nuk do të dëshironin që e gjitha ngjyra e komunikimit të tyre ndaj qeverisë të ishte pozitive. Me këtë imponim por edhe për faktin se bëhet fjalë për Trump, në këtë rast, Bardhi zgjodhi një gjuhë të rrumbullakosur. Përdorimi i fjalës garë prej tij, ishte maksimumi i vënies në dyshim të këtij procesi. Është qëndrim korrekt por mendoj qëndrimi i tërësishëm i opozitës duhet parë jo thjesht nga Bardhi por nga të gjithë zërat që përfaqësojnë opozitën.”, shtoi Nazarko./m.j

Next Post
“Do të çoj te ai, se jep 200 euro”/ Zbulohen bisedat mes vajzave shqiptare, tutores greke e klientit: Kokainë do? Ma sill dhe atë shoqen në hotel

“Do të çoj te ai, se jep 200 euro”/ Zbulohen bisedat mes vajzave shqiptare, tutores greke e klientit: Kokainë do? Ma sill dhe atë shoqen në hotel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

September 20, 2026
“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

September 20, 2026
Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

September 20, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com