• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qendra “Don Bosko” protestë kundër vendimit të Apelit

by
03/06/2015 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mësues dhe nxënës të Qendrës Profesionale të shkollës “Don Bosko” protestuan të mërkurën kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, Tiranë për rikthimin e truallit pronarëve.

Përfaqësues të Qendrës u shprehën kundër vendimit të Gjykatës, ndërsa kërkuan edhe mbështetjen e trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.

Sipas tyre, në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, Qendra rrezikon të përgjysmohet e kështu të mos kryejë më funksionet e veta në dobi të shoqërisë për moszbatim të kontratave ndërmjet shtetit dhe Kishës Katolike në Tiranë.

“Kisha Katolike dhe Shoqata “Don Bosko” ndodhur përpara vendimeve të tilla të marra jo në mbrojtje të interesave të ligjit duan të sensibilizojnë opinionin publik për t’i thënë ‘jo’ abuzivizimit dhe korrupsionit dhe ‘po’ shtetit të së drejtës dhe ligjshmërisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Qendrës ‘Don Bosko’.Don Bosko1

Historik

Në vitin 1992 Autoritetet Shqiptare të kohës i kërkuan Nunciaturës Apostolike në Shqipëri (Ambasade e Vatikanit) mundësinë e krijimit në Tiranë të një Qendre Shoqërore e të Formimit Profesional e Kulturor. Për këtë qëllim iu dha edhe një truall prej 5 ha në Tiranë, në Rrugën që ka marrë emrin “Don Bosko”.

Nunciatura Apostolike ia besoi ndërtimin dhe administrimin e kësaj “Qendre Shoqërore e të Formimit Profesional e Kulturor” Etërve të Komunitetit Salezianë, të cilët krijuan dhe veprojnë në Shqipëri nëpërmjet Shoqatës “Qendra Sociale Don Bosko”.

Mbi këtë truall janë kryer ndërtime mbi bazën e lejeve ndërtimore që në vitin 1992 e në vijim, për të mundësuar “Veprën Shoqërore të Formimit Profesional e Kulturor të të Rinjve”.

Me vendimin e KM Nr. 5 dt. 06.01.1997 “Për dhënien me qira të truallit ku është ndërtuar objekti “Vepra shoqërore të formimimit profesional e kulturor nga Nunciatura Apostolike në Shqipëri”, trualli i mësipërm është dhënë me një qira vjetore simbolike prej 10 $ për ha për një periudhë prej 49 vjet.

Don BoskoNë vitin 2012 Zyra Rajonale e KKP të Qarkut Tiranë me vendimin Nr.211 datë 29.06.2009 i ka kthyer ish pronarëve 15.000 m2 të truallit të ndodhur brenda rrethimit të “Veprës Shoqërore të Formimit Profesional e Kulturor të të rinjve”, pra brenda trualli të dhënë me qira për 49 vjet.

Avokatura e Shtetit ka ngritur padi në gjykatën e Tiranës kundër këtij vendimi dhe, Gjykata e Tiranës ka vendosur pranimin e saj, pasi trualli në bazë të ligjit “Për kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronarëve” konsiderohej i zënë.

Por në datën 16.02.2015, Gjykata e Apelit Tiranë vendos prishjen e vendimit të gjykatës së rrethit dhe trualli t’ju kthehet ish- pronarëve, pasi sipas vendimit të kësaj gjykate ky truall kishte ndërtime të përkohëshme: si terrene sportive, dhoma zhveshje, dushe, etj. dhe trualli konsiderohet i lirë. ATA

Next Post

“Baukuh-List-Abkons” fiton konkursin për rindërtimin e Qytetit Studenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In