• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendra Multifunksionale e Vjosës, Rama: Një dritare e re drejt lumit të fundit të egër në Europë

by A R
11/11/2025 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tepelenë po merr formë një nga projektet më të veçanta mjedisore dhe turistike në vend, Qendra Multifunksionale e Parkut Kombëtar të Vjosës, një hapësirë që, sipas kryeministrit Edi Rama, do të shndërrohet në “dritaren natyrore drejt lumit të fundit të egër në Europë”.

Rama ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shprehet se ky projekt synon të ndërthurë shkencën, edukimin dhe turizmin e qëndrueshëm.

“Në Tepelenë, po merr formë Qendra Multifunksionale e Parkut Kombëtar të Vjosës, një hapësirë e veçantë që do të kthehet në dritare natyrore drejt lumit të fundit të egër në Europë. Kjo qendër do të përfshijë ambiente për studiuesit dhe laboratorë kërkimorë, një muze natyror me informacion shkencor mbi biodiversitetin e Vjosës, hapësira rekreative për turistët dhe zona edukative për fëmijët e nxënësit si një projekt që bashkon shkencën, edukimin dhe turizmin e qëndrueshëm, duke e kthyer Parkun Kombëtar të Vjosës në një model unik të bashkëjetesës midis njeriut dhe natyrës.”, shkruan Rama.

Në këtë videomesazh, flet edhe ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, i cili shprehet se kjo qendër është një vlerë e shtuar për gjithë zonën.

“Kjo luginë dhe kjo qendër, i bën shumë nder në fakt gjithë elementit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, që ka qarku i Gjirokastrës. Dhe në fakt është një xhevahir i shtuar në gjithë trajektoren e vizitueshmërisë që ka ky qark, përveç bukurive natyrore, bukurive të trashëgimisë kulturore, si kalaja etj, mund të ndalojnë dhe të vizitojnë edhe qendrën e Vjosës, që në të vërtet është një muze i hapur që mbledh bimët endemike, por në të vërtet përmbledh një arkiteturë moderne që reflekton arkitekturën natyrore të lumit vjosa.”, tha ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj.

Me përfundimin e Qendrës Multifunksionale, pritet që Tepelena dhe zona përreth të fitojnë një dimension të ri zhvillimi, duke u kthyer në një destinacion të rëndësishëm për ekoturizmin dhe kërkimin shkencor në Shqipëri.

Next Post
“Plumbi i Artë”, Elton Kila tregon njohjet me Florenc Çapjan, Suel Çelën e familjen e tij

“Plumbi i Artë”, Elton Kila tregon njohjet me Florenc Çapjan, Suel Çelën e familjen e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In