• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendra Kombëtare e Urgjencës, Rama: Në pranverë plotësisht funksionale

by Aalison Pearse Stevens
08/10/2016 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra Kombëtare e Urgjencës do të vihet tërësisht në funksion brenda pranverës së ardhshme. Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së inaugurimit të ambienteve të reja të Shërbimit të ri të Urgjencës Mjekësore që ka kaluar në një fazë të re me ngritjen e Qendrës Kombëtare të Urgjencës, nga ku do të koordinohen urgjencat mjekësore në të gjithë territorin.

“Ky qendërzim e sjell shërbimin në kohë reale pranë qytetarit në nevojë. Garantohet një shpejtësi 10-15 minuta nga çdo pikë ku flota e urgjencës do të jetë e shpërndarë, në çdo pikë ku do të ketë nevojë për praninë e urgjencës. Do të kemi 140 autoambulanca dhe hartëzimi në territor do të mundësojë  që t’i përgjigjemi në kohë reale qytetarëve. Brenda pranverës së ardhshme, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore do të jetë plotësisht funksionale dhe i gjithë sistemi i dixhitalizuar për marrjen e thirrjeve pa  pengesë përmes një numri unik dhe për dhënien e komandave në kohë reale, duke ndjekur në kohë reale gjithë lëvizjet e autoambulancave në territor, do të sjelli një ndryshim themelor në raportin e shtetit me qytetarin në këtë shërbim,” – u shpreh Kryeministri.

Në godinën e re, ku janë investuar 143 milionë lekë për ndërtimin dhe pajisjet teknologjike, do të instalohet sistemi dixhital i marrjes së urgjencave të çdo lloji dhe përgjigjes në kohë reale, nëpërmjet një numri telefonik të unifikuar, pa pagesë.

Shërbimi i ri i qendërzuar zëvendëson sistemin e urgjencës deri më sot të decentralizuar, i cili nuk arrinte t’i plotësonte kërkesat e qytetarëve për këtë shërbim.

“Deri më sot, mbulimi i urgjencës mjekësore ka qenë i organizuar në bazë spitali apo rajoni dhe ka mbuluar kryesisht qytete dhe një pjesë të fshatrave. Kjo strukturë e trashëguar nuk garantonte në të gjitha rastet, marrjen e thirrjes për ndihmë, pasi numrat e urgjencave ishin të ndryshëm, qendrat e koordinimit pa asnjë sistem të informatizuar regjistrimi të të dhënave, përfshirë edhe numrin e telefonit të qytetarit që kërkon ndihmë, gjë e cila në shumë raste ka sjellë fatkeqësi vetëm për shkak të humbjes së komunikimit dhe të pamundësisë për t’ju përgjigjur thirrjes për ndihmë,” – u shpreh Kryeministri.

Shërbimi i ri i Urgjencës synon arritjen e standardeve europiane, përdorimin me sa më efikasitet i mjeteve dhe personelit në territor. Sistemi i  ri dixhital do të jete i lidhur me një ekran ku do të shfaqet harta e Shqipërisë dhe vendndodhja e çdo autoambulance, duke ndjekur në kohë reale lëvizjen e tyre. Një personal prej 90 specialistë dhe një flotë prej 140 autoambulancash do të jenë në shërbim çdo ditë, 24 orë.

“Në sistemin e  ri dixhital do të kemi një ekran ku do të kemi të gjithë hartën e Shqipërisë dhe në çdo moment vendndodhjen e çdo autoambulance duke ndjekur në kohë reale lëvizjen e tyre,” – shpjegoi ministri Beqaj.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, Skënder Brataj tha se si rezultat i riorganizimit është bërë një përdorim më efikas i mjeteve, duke bërë të mundur që të kalohet nga një autoambulancë për 43 mijë banorë në një autoambulancë për 25 mijë banorë.

“Investimi për Urgjencën Kombëtare ka qenë në shifrën 1.15 miliardë lekë. Numri i autoambulancave në territor ishte 70. Nuk i shtuam, por autoambulancat që kishim po i përdorim në mënyrë efikase, duke e kaluar nga një autoambulancë për 43 mijë banorë në një autoambulancë për 25 mijë banorë. Këto janë standardet ndërkombëtare të çdo shteti perëndimor të përparuar. Pacienti me keqësim të sëmundjes do të shkojë në spitalin e duhur, me personelin e duhur dhe me pajisjet e duhura, ky është qëllimi ynë,” – theksoi Skënder Brataj.

Next Post
(FOTO VIDEO) Ky ishte fustani përrallor që veshi Elia Zaharia

(FOTO VIDEO) Ky ishte fustani përrallor që veshi Elia Zaharia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Abuzoi me mua”/ Qytetarja 24-vjeçare denoncon qytetarin për pë***nim në policinë e Kavajës

Dyshohet se abuzoi seksualisht me gruan që grabiti, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë!

September 28, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

“A doni të blini armë nga SHBA?”- Departamenti i Shtetit sqaron kërkesën dhe pyetjen që Trump i bëri homologut kinez Xi Jinping

September 28, 2026
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

Pas përplasjeve dhe thirrjes për dorëheqje të Dukës ndaj Infantinos, FIFA nis auditimin ndaj FSHF-së!

September 28, 2026
A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi

A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi

September 28, 2026
Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

September 28, 2026
Balla u drejtohet europarlamentarëve në Tiranë: Vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE!

Balla u drejtohet europarlamentarëve në Tiranë: Vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE!

September 28, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik, rreth 2 paund për litër!

September 28, 2026
Darka që çoi në rrëzimin e qeverisë rumune? Dalin pamjet e ambasadores Guilfoyle me krerët e PSD, vetëm 1 javë para se daljes nga koalicioni qeverisës (VIDEO)

Darka që çoi në rrëzimin e qeverisë rumune? Dalin pamjet e ambasadores Guilfoyle me krerët e PSD, vetëm 1 javë para se daljes nga koalicioni qeverisës (VIDEO)

September 28, 2026
BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

Kaja Kallas ngre alarmin në prag të mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes të vendeve të BE: Rusia po planifikon akte të reja sabotazhi në Europë!

September 28, 2026
Stacioni i trenit në Rinas, shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin! I hapet rruga lidhjes së kontratës

Stacioni i trenit në Rinas, shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin! I hapet rruga lidhjes së kontratës

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com