• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendra e Tiranës do ‘blindohet’/ Berisha ka ‘premtuar’ protestë në Bulevard më 6 dhjetor, por masat e sigurisë do jenë ekstreme!

by Java News
25/11/2022 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur më 6 dhjetor në Tiranë do të mblidhen të gjithë liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, drejtues të ‘Unionit’, me qindra gazetarë etj, Sali Berisha ka ‘premtuar’ protestën e tij të radhës.

Ky vendim i tij i cili ka hasur në kundërshtim edhe të aleatëve duket se do ta ketë shumë të vështirë ‘implementimin’ në terren konkretisht. Masat më 6 dhjetor duket se do të jenë të ‘hekurta’. Bëhet fjalë për një hermetizim të kryeqytetit, ndërkohë që Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, ku Berisha pretendon se do të mbajë fjalimin e tij të radhës në orën 12 të 6 dhjetorit para militantëve në protestë, do të jetë thuajse i blinduar.

Sipas një shkrimi të publikuar nga A2 CNN bëhet me dije se samiti do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare. Gjithashtu raportohet se rreth 1200 efektivë policie do të jenë të angazhuar për të garantuar sigurinë e liderëve evropiane dhe rajonalë. Çdo kryetar shteti apo politikan evropian do të shoqërohet së bashku me delegacionin nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në qendër të kryeqytetit.

Thuajse do të jetë e pamundur të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit “Air Albania”. Media raporton gjithashtu se pas pritjes zyrtare të delegacioneve nga kreu i qeverisë shqiptare, takimi me dyer të mbyllura është parashikuar të nisë rreth orës 10:30. Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Olaf Scholtz, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, i Këshillit të BE Charles Michael, kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të jenë vetëm disa prej emrave të njohur të politikës italiane që do të jenë në Tiranë atë ditë.

ish-Kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar ditët e fundit se më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do te organizoje protesten e radhes, duke thënë se ky do të ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

Organizimi i Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor është cilësuar historik për Shqipërinë dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Është hera e parë që një samit i tillë zhvillohet larg Brukselit, pasi më parë çdo takim është mbajtur në zyrat qendrore të Bashkimit Evropian.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat. Nga ana tjetër, Serbisë po i kërkohet më shumë progres në dialogun me Kosovën për të avancuar në procesin e integrimit në BE. Ballkani Perëndimor ka kërkuar të mos lihet vetëm nga Brukseli përballë krizës energjetike me të cilat po përballet e gjithë bota. Ndërkohë BE ka premtuar se do të përfshijë 6 vendet e BE në projekt e saj për t’iu gjendur pranë në këtë periudhë krize./m.j

Next Post
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Tiranë: Makina del nga rruga, disa të plagosur

E përplasi makina/ Ndërron jetë i moshuari në Fier, arrestohet autori

Comments 1

  1. Rambo IV says:
    3 years ago

    Saliut i di futur një bisht lopate në bythë, e ti dalë në gojë, që ti mbyllet karabuçja njëherë e mirë, e të shpëtojë njerëzia….

    Reply

Leave a Reply to Rambo IV Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In