Një 40-vjeçar i identifikuar si Vasil Rama (Çela) është plagosur dje gjatë natës në fshatin Gjorm të Kurbinit. E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Burime për mediat bëjnë me dije se disa persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar atë me armë zjarri, duke e plagosur në dorë. Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Laçit dhe më pas është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
/e.rr











