• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qefalia: Komisioni Hetimor për TIMS, jo gjithmonë publik. Së shpejti do kalojmë amnistinë

by A M
03/04/2024 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë në RTSH 1, deputeti socialist Xhemal Qefalia, ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur në funksionimin e dy komisioneve hetimor të dakordësuar me deputetët e opozitës. Gjithashtu deputeti socialist ka folur në lidhje dhe me hetimet që po ndjek SPAK si dhe amnistia që pritet të kaloje së shpejti në Kuvend.

Gjatë intervistës deputeti socialist Qefalia deklaroi se nuk ka pasur një dështim të Komisionit Hetimor për PPP-të në Shëndetësi, por nuk ka gjetur dakordësinë mes Kryetares dhe Sekretarit të Komisionit për të thirrur sot mbledhje.

Gjatë kësaj interviste deputeti i PS tha se mazhoranca ka treguar vullnetin dhe humanizmin që të ketë një amnisti për të dënuarit që prej nëntorit të vitit të kaluar, por sikurse tha ai, opozita nuk ka pasur këtë qëllim dhe nuk ka qenë dakord.

Por një lajm të mirë deputeti socialist ndahu me shikuesit në RTSH- duke thënë se vetëm sot opozita ka sjellë propozime konkrete dhe së shpejti amnistia do të kaloi në Kuvend.

“Komisionet hetimore janë krijuar me dakordësi politike dhe me vendim të kuvendit. Nuk morëm pjesë në Komisionin hetimor Parlamentar për Shëndetësinë të drejtuar nga deputetja demokrate Vokshi por ka një ligj të ri që përcakton mënyrën se si funksionon dhe si thirret mbledhja e ardhshme. Nuk ka pasur një dakordësi për të pasur mbledhje ditën e sotme sepse fletë-thirrja për mbledhje firmoset përveç kryetarit dhe sekretarit që i përket subjektit tjetër” tha Qefalia.

Duke shpjeguar qëllimin e komisioneve hetimore, Qefalia u shpreh se, në cilësinë e Sekretarit të komisionit Hetimor Parlamentar për TIMS qëllimi ky është por aty kërkohen dhe deputet që të jenë me certifikatë sigurie sepse të dhënat janë sensitive dhe ka informacion të klasifikuar.

Deputeti socialist shprehu shqetësimin që jo të gjithë anëtarët e komisioneve janë të pajisur me certifikatë sigurie, ndaj tha ai, ose duhet të pajisen ose duhet të zëvendësohen për të pasur informacion të klasifikuar.

“ Vetëm 3 apo 4 deputet ishin të pajisur me certifikatë sigurie dhe shpresojë që dhe pjesa tjetër që nuk e ka të plotësojnë dokumentacionin dhe të pajisen për të pasur akses në informacion. Në të kundërt nuk do të kenë akses në dokumentacionin apo dokumenteve që konsideron sekret. Ose do të zëvendësohen me të tjerë ose do kenë informacionin e nevojshëm vetëm ata që janë pajisur me certifikatë sigurie. Për çështjet të cilat përbëjnë sekret është parashikuar që të ketë një vendimmarrje të ndërmjetme ku komisioni vendos nëse do të jenë publike ose jo” u shpreh Qefalia.

Ndaj shtoi ai, “ky është një komision i rëndësishëm dhe ku shumë gjera dhe informacione nuk do të jenë publike për vetë rëndësinë e dokumentacioneve që do analizohen. Komisionet hetimore nuk janë mbi prokurorinë, mbi vendimet e gjykatave”.

Duke u ndalur në çështjet të amnistisë, deputeti socialist deklaroi se, “mazhoranca që në fund të muajt nëntor të vitit të shkuar ka ndërmarr një akt human dhe pse njerëzit kanë gabuar, ka marr iniciativa konkrete për të pasur amnisti. Kjo gjë duhet të ishte bërë me kohë dhe gjithë ata përfituesit. Pas kaq muajsh, sot opozita duket sikur është afruar për të pasur një dakordësi dhe ka bërë disa propozime dhe besoj se pritet të kalojë së shpejti.

“Ne si mazhorancë kemi menduar dhe për protestuesit tek Selia e Partisë Demokratike dhe besoj se kanë rënë dakord. Ky është një akt human dhe njerëzorë nuk është se është objektivi ynë primar që nëse nuk miratohet amnistia do të bjeri qeverie”, përfundoi ai .

Next Post
Eksperti i sigurisë: Komisioni për dezinformimin duhet të përfshihet në legjislacion dhe në Kodin Zgjedhor

Eksperti i sigurisë: Komisioni për dezinformimin duhet të përfshihet në legjislacion dhe në Kodin Zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

October 31, 2026
Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

October 31, 2026
Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

October 31, 2026
“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

October 31, 2026
Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

October 31, 2026
Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

October 31, 2026
Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

October 31, 2026
Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

October 31, 2026
“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In