• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që të mos na “vrasë” nesër turizmi i tepërt dhe i paqëndrueshëm!

by Irena Beqiraj
15/07/2024 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Irena Beqiraj

Rrjetet sociale janë sot të mbushura me video të plazheve thuajse bosh. Ka video që tregojnë se një familje me 4 vetë mund të kalojë një ditë të këndshme në bregdet me 126 euro, por nuk mungojnë edhe historitë ku një pjatë makarona kushton 18 euro. Gjen aty analizat e gjithologëve që e shohin problemin vetëm tek lakmia e operatorëve për të fituar sa më shumë. Po ashtu të gjithë i keni dëgjuar lajmet e arritjeve të turizmit vitin e kaluar. Të ardhurat nga turizmi ishin të bollshme, rreth 4.2 miliardë euro dhe numri i turistëve 10 milionë. Rrogat po ashtu janë rritur. Në jug, një sanitare paguhet 1000 euro edhe pse produktivitetin e ka 340 euro.
Për të gjithë ato që njohin ekonominë dhe lidhjen e sektorëve brenda saj, fakti që Shqipëria është destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve nuk i jep përgjigje dy pyetjeve thelbësore që përcaktojnë cilësisht këtë zhvillim:
Sa duhet të zhvillohet turizmi që të mos konsiderohet tepër për ekonominë shqiptare edhe a është modeli i turizmit që po ndërtojmë i qëndrueshëm?
Këto pyetje shqetësuan edhe qeverinë e një vendi tjetër të vogël, Irlandës, e cila po ashtu ka vendosur objektiva ambicioze për turizmin 2030. Ajo parashikon që të ardhurat nga turizmi të rriten nga 10 miliardë euro në 15 miliardë euro duke punësuar 350,000 njerëz dhe duke siguruar 2.3 miliardë euro të ardhura për buxhetin e Irlandës. Për të realizuar këto ambicie, Ministria për Turizmin dhe Kulturën ngriti këtë vit Observatorin e Turizmit të Qëndrueshëm, i cili do të angazhohet në matjen dhe monitorimin e ndikimit ekonomik, mjedisor dhe social të turizmit në nivel destinacioni. Mbi këto matje e të dhëna do të bazohen politikat qeveritare edhe vendimmarrjet private duke siguruar një rritje të qëndrueshme dhe elastike të sektorit të turizmit.
E pra, qeveria e Irlandës e ka kuptuar që turizmi të mos shkaktojë dëme mjedisore, ekonomike edhe kulturore për shkak të rritjes së pakontrolluar të sektorit, qasjes së drejtuar vetëm nga fitimi, mungesës së burimeve, ka nevojë për vendimmarrje të informuara, të mbështetura në matje e të dhëna.
Ka ardhur koha që këtë shqetësim ta ketë edhe qeveria shqiptare pasi ekonomikisht turizmi ka filluar të ketë ndikime të dëmshme e të dukshme inflacioniste.
Përtej faktit se shitësit e mallrave dhe shërbimeve turistike priren të përfitojnë nga turistët, duke e ditur se këta janë vizitorë me qëndrim të shkurtër dhe ndoshta nuk do të kthehen më, rritja e çmimeve në pjesën dërrmuese të saj duket se vjen nga fakti se turizmi ka rritur kërkesën për mallra dhe shërbime të caktuara përtej asaj që mund të ofrohet.
Sezonaliteti i turizmit si dhe pagat rreth 2.5 herë më të larta se produktiviteti i shërbimeve që lidhen me turizmin reflektohet tek kostot e larta të fuqisë punëtore.
Po ashtu përdorimi sezonal nën kapacitet i Infrastrukturës turistike “ul kthimin nga investimi” dhe rrit presionin tek çmimet në sezon, sidomos kur fasilitetet turistike janë të vogla, të fragmentizuara dhe nuk përfitojnë dot nga ekonomia e shkallës.
Një shenjë tjetër shqetësuese është se ndërsa në Shqipëri turizmi zgjerohet, në të njëjtën kohë sektori bujqësor i cili duhet të mbështeste këtë zgjerim duke njohur edhe ai rritje, po përjeton pikiatën më të madhe të dekadave të fundit. Kjo tregon se vendi e importon pjesën më të madhe të mallrave dhe produkteve thelbësore. Thënë këtë, zgjerimi i mëtejshëm i turizmit do të ushtrojë presion mbi ofertën, duke bërë qe ndikimet inflacioniste të turizmit të përkeqësohen më tej.
Ky presion inflacionist ul mirëqenien e popullatës edhe rrjedhimisht konsumin e saj. Ndërsa turizmi zgjerohej në vitin 2023, konsumi ishte në nivelet më të ulëta qe pas pandemisë.
Ndërkohë rritja e varësisë ekonomike e vendit nga turizmi, përveçse inkurajon investime të cilat përdoren nën kapacitet, ajo dekurajon edhe një investim tjetër, atë në arsim. Në zonën e OECD-së, mesatarisht 45 për qind e njerëzve të moshës 25-34 vjeç kanë një diplomë kolegji. Në vendet e OECD-së ku sektori i turizmit zë një vend të rëndësishëm, përqindja është shumë më e ulët: 43 për qind për Spanjën, 34 për qind në Portugali, 27 për qind në Itali.
Një element tjetër shqetësues është fakti se një pjesë e madhe e turizmit po sillet rreth burimeve të kufizuara të pasurive të paluajtshme duke ushqyer kështu një shembull te përsosur të modelit ekonomik rentier.
Vetë Kryeministri thotë që “Familjet japin me qira apartamentet e tyre, me skemën e Airbnb për turistët që nuk shkojnë në hotele, sepse 10 milion turistë nuk përputhen me shtretërit që kemi në hoteleri, duke shtuar se ky fond i padeklaruar, i gjithë i paprekur shkon te familjet”.
Qëndrimet e turistëve në shtëpi Airbnb padyshim krijon të ardhura për disa familje por në të njëjtën kohë rrit kostot e jetesës për qytetarët, duke ndikuar në çmimet e pronave si dhe qiratë në vend. Por një efekt tjetër edhe më i padëshirueshëm ekonomik i përdorimit të gjerë të Airbnb është se ky model rentier kontribuon pak ose aspak në krijimin e vendeve të punës në industrinë e mikpritjes.
Të gjitha këto fenomene kanë nevojë të adresohen, duke u mbështetur në matje e të dhëna. Kryeministri mund të vazhdojë të kundërshtojë Ambasadorin Rus në Këshillin e Sigurisë edhe ministret e kabinetit të tij të besojnë që kjo zhvillon turizmin. Gjithologët e ekraneve mund të fajësojnë lakminë e operatorëve turistike për “shkatërrimin e mrekullisë turistike të krijuar nga atletet e bardha të kryeministrit”. Por vetëm “tapat” kanë fatin të pluskojnë në sipërfaqe. Nëse mendohet pak më thellë, realiteti tregon se turizmi ka nevojë urgjente për vendimmarrje publike dhe private të informuara, sepse dëmi që mund t’ju vijë qyteteve nga zhvillimi mbi kapacitetet e mundshme turistike do të kërkojë dekada të rikuperohet.
Brezat nuk na e kanë borxh mendjelehtësinë tonë!

Next Post
Dumani “përplas” Majkon me Bardhin në Kuvend: Ai nuk është vartësi, por vettingu ynë

Dumani “përplas" Majkon me Bardhin në Kuvend: Ai nuk është vartësi, por vettingu ynë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

Drogat nëpër shkolla, shokon eksperti i sigurisë: Raste përdorimi që në moshën 9-vjeçare

September 30, 2026
Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

September 30, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com