Nga Artan Fuga
C’të bejmë ?
Per mua tani ka nevoje per masa të urta.
Logjika politike nuk i zgjidh dot problemet e arsimit sepse politika dhe arsimi ndjekin dy metoda krejt të kundërta.
Prandaj nëse nuk duam që protestat të përfundojnë si fllucka sapuni dhe që kriza në inteligjencën e kombit të vazhdojë edhe pesëdhjet vjet të tjera duke mbetur kombi më idiot i Europës, ka nevojë urgjente :
1. Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart, per reformimin e arsimit te larte.
2. Pergatittja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit.
3. Amendime të plota të ligjit per arsimin e larte, i cili de facto është rrëzuar.
4. Perpunimi i shpejte i modelit të ri të universiteteve publike shqiptare
5. Pezullimi i te gjithe bordeve universitare dhe agjencive të ministrisë, shkarkimi i antarëve të tyre.
6. Pranimi i pageses me këste i detyrimeve financiare te studenteve dhe futja e një modeli financiar që con në uljen e vetvetishme të tarifave.
7. Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare.
8. Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise.
9. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.