• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që në veprat e hershme të Henry Moore dëshmohet talenti i tij

by Java News
14/04/2017 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëra prej veprave të para të Henry Moore, tabela e nderit për të rënët e Luftës së Parë Botërore, të cilën e gdhendi për shkollën e vet, është pjesë e një ekspozitë që përmban veprat e hershme të artistit, boton “Koha Ditore” shkrimin e The Guardian.

“Henry Moore Foundation” këtë javë do ta inaugurojë finalizimin e projektit prej 7 milionë funtesh për studion e artistit dhe kopshteve në Hertforshire, duke hapur ekspozitë që tregon se si Moore (1898-1986), prej një djaloshi të talentuar dhe karizmatik është bërë në një prej skulptorëve më të njohur në botë.

Tabela e nderit për shkollën e Castlefordit është një prej veprave më të vjetra të Moore. Tregon se sa i aftë ishte në moshë të re dhe sa e rëndësishme ishte një mësuese në zhvillimin e tij si artist.

“Ishte porositur nga mësuesja i tij i artit, Alice Gostick, e cila ishte figurë shumë e rëndësishme në ato vite të hershme për të”, ka thënë kuratori Sebastiano Barassi. “Ajo ka qenë një person që me të vërtetë e ka mbështetur atë dhe e ka inkurajuar që të eksplorojë interesin e tij në art”, ka shtuar ai.

Gostick jo vetëm që i ka dhënë mësim Moore, por ajo gjithashtu ka organizuar takime të të dielave për diskutime rreth artit bashkëkohor, teksa nxënësve të vet u ka treguar revista të ndryshme me zhvillimet e fundit në botën avangarde. Ajo gjithashtu organizoi ligjërata shtesë me poezi dhe vazhdoi ta përkrahë Moore edhe pasi që ai e përfundoi shkollën. Inkurajimi përfshiu tabelën e nderit që liston 91 nxënës të shkollës që luftuan.

“Ishte bërë kur ai ka qenë 17 vjeç dhe është një vepër e arrirë e gdhendjes për dikë aq të ri”, ka thënë Barassi.

“Një gjë që do të shihni në ekspozitë janë pa dyshim njerëzit që i kanë ndihmuar Moore që të ngrihet si artist, që i hapën dritaren për të parë një botë emocionuese… Gjërat që i ndodhën Henry Moore kanë bërë që ai të bëhet ai që ishte dhe mendoj se ai është ndier shumë fatlum përgjatë atyre eksperiencave dhe dëshironte që t’ua kthente nderin”, ka thënë drejtori i fondacionit, Godfrey Worsdale.

Një prej roleve të fondacionit është që të grumbullojë para për gjeneratat e reja të artistëve, me grante prej 2 mijë funtesh që në total për katër dekada janë dhënë më shumë se 34 milionë funte.

Ëorsdale ka thënë se Moore ka qenë artisti i parë ndërkombëtar britanik, veprat e të cilin janë shpalosur nëpër galeri dhe hapësira publike në qindra qytete në mbarë botën. Fondacioni po ashtu ekziston që të mbrojë shtëpinë e tij, studiot, kopshtet dhe arkivin. Qendra e re për vizitorët dhe ndërtesa e arkivit janë pjesët ku më së shumti vërehen ndërhyrjet në kuadër të projektit 7 milionë funtesh, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Myfarete Laze: Si e binda Ramiz Alinë të më rikthente në festival pasi më përjashtuan

Myfarete Laze: Si e binda Ramiz Alinë të më rikthente në festival pasi më përjashtuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

February 3, 2026
Dhjetë vjet pas Brexit, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë “rivendosje” të marrëdhënieve

Dhjetë vjet pas Brexit, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë “rivendosje” të marrëdhënieve

February 3, 2026
Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

February 3, 2026
Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

February 3, 2026
Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

February 3, 2026
‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In