• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

by A R
03/02/2026 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie në kuadër të hetimit për çështjen e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”, të konfiskuara rreth një vit më parë në Portin e Durrësit. Hetimi ka zbuluar shkelje të rënda ligjore në lidhje me menaxhimin, magazinimin dhe tentativën për trajtim të këtyre mbetjeve, të cilat rezultojnë të jenë të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin publik.

Nga 33 masat e sigurisë të firmosura nga organi i akuzës, 26 janë masa “arrest me burg”, ndërsa 7 masa të tjera janë “arrest në shtëpi”. Masat janë lëshuar për persona të dyshuar si të përfshirë drejtpërdrejt apo tërthorazi në këtë skemë, mes të cilëve raportohet se ka edhe drejtues dhe ish-drejtues të kompanisë Kurum, si dhe zyrtarë të institucioneve publike.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë po kryhet nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, ndërsa kontrollet dhe arrestimet janë shtrirë në disa qytete të vendit.

Hetimet kanë konfirmuar se mbetjet e sekuestruara në 102 kontejnerë kanë rezultuar të rrezikshme, pas analizave laboratorike të kryera nga autoritetet kompetente. Këto mbetje ishin bllokuar në Portin e Durrësit, pas dyshimeve se po trajtoheshin apo transportoheshin në kundërshtim me ligjin dhe standardet mjedisore.

Në kuadër të këtyre masave, në “arrest shtëpie” është vendosur edhe Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), e cila dyshohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore lidhur me mbikëqyrjen dhe dhënien e lejeve mjedisore.

Çështja e mbetjeve ka qenë një nga skandalet më të bujshme mjedisore të viteve të fundit. Rreth një vit më parë, autoritetet shqiptare bllokuan dhjetëra kontejnerë me mbetje industriale, për të cilat kishte dyshime se përmbanin materiale të rrezikshme dhe toksike. Rasti shkaktoi reagime të forta publike, shqetësim nga organizatat mjedisore dhe kërkesa për transparencë mbi mënyrën sesi kompanitë e mëdha industriale trajtojnë mbetjet e tyre.

Emrat:

Harun Sarica,

Shaban Hyseni

Mirjeta Zotaj ,

Arif Shkalla

Mikail Hila,

Mbarime Koroci,

Nazif Bajrami,

Andon Prifti,

Petrit Qosja,

Julian Kapedani,

Indrit Likaj

Edmond Voda,

Helidon Lila,

Shkelqim Jakupi,

Forian Çimo,

Gazmend Sina,

Ingo Hesse

Dritan Seferaj

Evis Mellonashi,

Bujana Tonçiç

Kledina Skwndo

Arta Dollani

Next Post
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com