• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Që Kalimashi të mos i ngjajë armëve kimike

by S M
01/04/2018 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në orët e fundit kryeministri Edi Rama ka dalë dy herë para shqiptarëve për të davaritur retë e tymit që u ngritën nga vendkalimet e pagesave në tunelin e Kalimashit. Ka bërë më në fund atë që, në kushte shumë më rutinore dhe normale, duhej ta kishin bërë ministrat e tij të financës dhe punëve publike muaj më parë. Është dashur dhuna dhe përplasjet e dënueshme të protestuesve kuksianë, që të ketë një moment kthjellimi dhe sqarimi, rreth arsyeve që çuan në vënien e tarifave për kalimin në Rrugën e Kombit.

Protesta në tunelin e Kalimashit mori përmasa qartësisht antiligjore, të cilat nuk mund të gjejnë asnjë justifikim, as tek paqartësia që krijoi koncesioni i rrugës së Kombit, as tek vonesat e lexueshme të qeverisë në sqarimin dhe kontaktet me komunitetet që preken nga ky koncesion. Djegia dhe shkatërrimi nuk duhet të jenë asnjëherë në menunë e protestave në një vend normal. E megjithëse ne vështirësisht quhemi një shtet normal, sipas standartit europian të të qenit i tillë, sërish ajo që pamë në Kalimash të shtunën, ishte një shfaqje që e kishim harruar, që nga kohë që s’mbahen mend.

Një parim i pashkruar i mjekësisë thotë se është më mirë të parandalosh, sesa të mjekosh. Dhe qeveria duhet ta kishte parandaluar atë që ndodhi në protestën e fundit. Më së paku duhej të ishte angazhuar që të shuante ato flakë që po ndizeshin gradualisht, pas njoftimit për listën e tarifave të rrugës, të cilat tani na del se do të rishihen me autoritetet lokale të Kukësit. Të paktën sa i përket banorëve lokalë, të cilët ishin edhe epiqendra e protestës.

Rruga e Kombit po bjerret në sytë e të gjithëve atyre që e frekuentojnë. Po shemben skarpatet e pasistemuara, po dëmtohen ndarëset e korsive, po degradon asfalti dhe vijojnë të mbeten të papërfunduara veprat e artit, urat e mbikalimet që s’u bënë kurrë nga qeveria paraardhëse. Qindra milion euro korrupsion që ajo rrugë mban në arshivat e saj me firmën e Berishës e Bashës, janë zanafilla e kësaj situate anormale dhe absurde.

Në këto kushte është e qartë se ky projekt prej një miliard eurosh, rrezikon të çojë dëm edhe koston që u përdor për ta ndërtuar, ndërkohë që politika në Tiranë luan lojën e pështirë të tipit “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Rrugë të përmasave si kjo e Kombit pa pagesë nuk ka, edhe Berisha, edhe Rama, edhe Basha e dinë mirë këtë detaj. Mungesa e sinqeritetit në këtë pikë është shkak madhor i tensionit dhe reagimit popullor.

Edi Rama gjen papritur në axhendën e tij të punës një problem që as e kishte parashikuar se do të ndodhte dikur. Është pikërisht aftësia për të parashikuar atë që nuk shihet ose që ndodhet e fshehur mes rreshtave, ajo që e dallon politikanin nga njeriu i zakonshëm.  Kush kujton çfarë ndodhi me çmontimin e armëve kimike siriane, kur presioni i protestuesve e detyroi ta anullojë nismën e ndërmarrë së bashku me amerikanët, edhe në këtë rast Rama po korr frutat e hidhura të një komunikimi të munguar dhe difektoz me publikun.

Shumëkush e kujton sesi pasi ne vërshuam në rrugë për t’i thënë jo helmeve të Asadit, Italia i mori stokun e tyre në Jug të gadishullit Apenin dhe nisi t’i zbërthejë pa asnjë reagim popullor. Kryeministri shqiptar duhet të mësojë nga ai leksion i hidhur moskomunikimi me shqiptarët. Tarifat e një rruge thellësisht strategjike e me impakt ekonomik për Shqipërinë dhe Kosovën, e cila ka kushtuar më shumë se asgjë e ndërtuar në historinë e shtetit shqiptar, nuk mund dhe nuk duhej të ishin një akt banal burokratik.

Pikërisht në emër të mungesës së transparencës dhe korrupsionit masiv që ai projekt mbart mbi vete nga e shkuara, qeveria aktuale duhet të kishte përdorur të gjitha mjetet e saj të komunikimit dhe kontaktit me komunitetet lokale, biznesin e qytetarët shqiptarë, për të shpjeguar sesa dhe sesi do të paguhej për ta mbajtur në jetë Rrugën e Kombit.

Ky shtet ka dhjetra burokratë e zyrtarë, drejtorë e ministra, që paguhen për të llogaritur kostot e tarifat e të gjitha llojeve. Është krejt pa vend që rolin e llogaritarit ta bëjë tani kreu i qeverisë, pasi ka dalë tymi në Kalimash, meqë këta anonimë zyrash apo anëtarë qeverie nuk janë urdhëruar të bëjnë transparencë për publikun atëhere kur duhej ta bënin. E kjo bën që Edi Rama të marrë edhe një herë mbi vete tani, kostot e heshtjes dhe të vonesës. Ashtu si në rastin e armëve kimike, kur e mbajti të fshehtë nga të gjithë atë që fliste orë e çast me ambasadorin amerikan. Këtu qëndron epiqendra e krizës së tarifave në rrugën që na lidh me Kosovën, e që sot duhen negociuar nga e para, dy vjet pasi janë zbardhur në letër.

Next Post
Gjermania: Konfliktet rajonale, dialogu me Rusinë është i mundshëm

Gjermania: Konfliktet rajonale, dialogu me Rusinë është i mundshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

“Sejdiu mbetet kandidati për President”- Kriza në Kosovë, Kurti nuk tërhiqet dhe apelon: Shqipëria të na ndihmojë për ish-krerët e UÇK-së!

September 30, 2026
Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist

Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist

September 30, 2026
Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

September 30, 2026
Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

“Largoni Trump nga pushteti!”, Irani me mesazh për amerikanët, Trump: Teherani do dorëzohet

September 30, 2026
Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

September 30, 2026
Forcimi i lekut/ Ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën europiane: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar…!

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

September 30, 2026
Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

September 30, 2026
Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com