• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që hetimet për krimet zgjedhore të mos kthehen në statistikë

by Ervis Iljazaj
22/04/2025 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Para disa ditësh është arrestuar një person për krim zgjedhor ku sipas policisë ka tentuar të blejë votën. Sigurisht të gjitha këto raste duhen hetuar, por problemi i blerjes së votës është më shumë se kaq.
Një nga problemet kryesore, fenomen prej kohësh në Shqipëri është përfshirja e grupeve kriminale në makinerinë elektorale dhe lidhjet e tyre me politikën. E pikërisht lufta ndaj tyre është prova e vërtetë e Task-Forcës që është ngritur për të hetuar krimet zgjedhore. Reziku qëndron te fakti se këto hetime apo arrestime të kthehen thjesht në statistikë dhe mos të luftohet vërtetë fenomeni.

Nëse ka një provë përfundimtare dhe sfidë të vërtetë që SPAK ka për të fituar besueshmërinë e shqiptarëve edhe më shumë se sa e ka, është pikërisht hetimi i krimeve zgjedhore.

Manipulimi i zgjedhjeve është krimi mbi krimet. Çdo krim tjetër, që nga korrupsioni dhe të tjerë, është më pak i dëmshëm se sa krimi zgjedhor për shoqërinë shqiptare. Nga manipulimi i zgjedhjeve, blerja e votave apo krimi zgjedhor në përgjithësi, burojnë të gjitha krimet e tjera. Nga krimi zgjedhor dëmtohet gara demokratike, krijohen klientelizma dhe buron korrupsioni si pasojë i një mekanizmi që është krijuar dhe që ka në themel pikërisht manipulimin e zgjedhjeve.

Në këtë kuptim hetimi i kësaj vepre penale nga ana e SPAK është një detyrë mbi detyra e kësaj strukture, dhe është ndoshta shërbimi më i madh që do t’i bëjë shoqërisë shqiptare nëse vërtetë ka sukses. Prandaj, jo vetëm që nuk është marrëzi, por është një hap i vonuar.

E vërteta është se për krime zgjedhore deri më sot, edhe pse ka qenë një fenomen i përhapur në zgjedhjet shqiptare, janë dënuar vetëm disa funksionarë apo persona pa ndonjë rëndësi të madhe. Nërkohë që manipulimi i zgjedhjeve është një fenomen politik që nis nga krerët politikë e përfundon deri te anëtarët më të thjeshtë të partive politike apo personazheve që angazhohen në fushata elektorale.

Problemi qëndron jo te hetimi i kësaj vepre penale, por te fakti nëse vërtetë kjo strukturë e veçantë e ngritur nga SPAK për të hetuar krimet zgjedhore do të jetë e aftë të mbulojë të gjithë territorin shqiptar, madje kësaj here edhe votën e diasporës.
Normalisht ekzekutivi duhet ta mbështesë këtë strukturë me mjetet e nevojshme për të kryer këtë detyrë, dhe jo ta quajë një iniciativë të tillë marrëzi.

Marrëzi është që Shqipëria edhe pas 34 viteve pluralizëm ende nuk zhvillon zgjdhje të lira dhe të ndershme, si asnjë vend tjetër në rajon, në Europë po se po.

Nuk ka asnjë vend tjetër në Europë që palët politike të mos njohin rezultatet e zgjedhjeve si Shqipëria. Në çdo vend tjetër zgjedhjet janë një manifestim demokratik, ndërsa në Shqipëri është një ditë ankthi dhe tensioni social pikërisht për frymën që shoqëron zgjedhjet parlamentare.

Në këtë kuptim, për hir të demokracisë shqiptare, për hir të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të ardhmes së saj, SPAK e ka për detyrë që ta kryejë këtë mision. Nëse do t’ja dalë me sukses do të jetë një precedent i mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, aq shumë të munguara në realitetin tonë.

Sigurisht ekziston gjithmonë rreziku në këto raste të abuzohet, sepse një fije e hollë e ndan aktivizimin politik nga krimet zgjedhore. Gjithsesi askush nuk duhet të trembet nga kjo strukturë nëse vërtetë s’ka dorë në manipulime zgjedhore. Është koha që shqiptarët më në fund të votojnë të lirë dhe të shprehin vullnetin e tyre ashtu sikurse ata e mendojnë pa presione të natyrave të ndryshme, dhe aq më tepër pa presione të parave apo bandave që angazhohen nga politika për të presionuar qytetarët ditën e votimeve dhe para saj.

Next Post
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Një Papë kundër pompozitetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com