• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që 13 milionë eurot, t’i gëzojë Lulzim Basha…

by Mero Baze
11/01/2018 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vjehrrit të Lulzim Bashës i takojnë 13 milionë euro për pallatin e prishur. Ndoshta vlera është rritur pak nga Gjykata e Strasburgut, por në mos 13 milionë, 11 milionë ai pallat vlen. Ishte mbi det, në një pozicion fantastik, edhe pse shkatërronte gjithë shëtitoren buzë detit të  Vlorës, dhe të ofronte komoditetin ta kishe shtëpinë në zemër të një zone turistike.

Kështu që nuk ja vlen të bëjmë debat për drejtësinë e vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Ai pallat afërsisht aq vlen. Është një pasuri konkrete, e prishur nga qeveria për interes publik.

Problemi i atij pallati është tjetërkund, dhe po shmanget qëllimisht nga debati publik. Investitori i atij pallati është Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës. Xhafer Isufi është një burrë i mirë nga Labëria, ka qenë ushtarak, me profesion teknik ndërlidhës, dhe është liruar nga ushtria në vitet ‘90. Ka punuar një kohë si shef sigurie i kompanisë VEFA, pasi merrte vesh nga radiot, dhe gruaja e tij ishte mbesë e Vehbi Alimuçaj.

Më pas është marrë me punë të vogla për të mbijetuar. Në vitin 2004 ka paraqitur kandidaturën për t’u bërë anëtar i KKRT (sot AMA), në emër të Partisë Socialiste, por nuk fitoi përballë Halil Lalaj. Si gjithë ish- ushtarakët, vjen nga një familje e majtë, me tendenca ekstreme. Xhaxhain e tij e pat arrestuar Sali Berisha si kryetar të një partie komuniste në ilegalitet në vitin 1996. Nuk ka qenë i pasur deri në vitin 2005, kur dhëndri i tij u kthye nga emigracioni dhe u bë ministër.

Në vitin 2009 ai regjistron papritur një shoqëri ndërtimi dhe më 2010 merr leje për të ndërtuar këtë kompleks turistik në Vlorë.

Tani që Vetingu për gjyqtarë , prokurorë e policë ka nisur, tani që po u kërkohet të deklarojnë me çfarë parash kanë blerë mobiljet, kostumet, me çfarë kanë shkolluar fëmijët etj, kryetari formal i opozitës së Shqipërisë ja ka detyrim popullit shqiptar, sidomos atij opozitar, të thotë me çfarë parash, fare papritur, vjehrri i tij nisi një investim, vlera e të cilit në finale shkoi 13 milionë euro. Kjo është shumë serioze. Është sa gjithë buxheti i reformës në drejtësi.

Është provë faktike që vjehrri i tij, nga një  kapter i papunë, u gdhi investitor prej miliona eurosh. I vetmi ndryshim në jetën e tij familjare, ishte se dhëndri i tij u kthye nga emigracioni dhe u bë ministër. Investimi ka nisur një vit pasi Lulzim Basha u akuzua për shpërdorim të 220 milionë eurove në “Rrugën e Kombit”.

Tani nëse në këtë vend do të ketë ndonjëherë drejtësi, apo hetim të pasurisë së politikanëve, ky është rasti më përfaqësues, ku duhet të shfletohet çdo faturë, çdo transaksion dhe çdo pagesë që ka prodhuar një pasuri 13 milionë euro për vjehrrin e një politikani të akuzuar për korrupsion.

Lulzim Basha nuk ka lënë gjë pa thënë për kundërshtarët e vet, nuk ka lënë fantazi pa shfrenuar se si ata vjedhin apo pasurohen, dhe mirë ka bërë, nëse e ka bërë për interes publik. Por tani është në një telash të madh. Përpara se qeveria shqiptare t’ia rimbursojë ato 13 milionë euro për vjehrrin e tij, është e domosdoshme që ai vetë i pari të bëjë Vetingun e parave të vjehrrit. Të provojë që vjehrri i tij e ka pasur së paku milionëshin e parë të investimit në atë kompleks turistik nga i cili po përfiton 13 milionë euro nga qeveria shqiptare. Po i lë mënjanë zaptimin e tokës, ndërtimin në det, dhe gjithë harbutllëqet e tjera në emër të pushtetit. Po e quaj dhe unë si Edi Rama ndërtim të ligjshëm, edhe pse kam luftuar qysh në themelet e atij pallati, për t’u prishur.

Por paratë duan doemos transparencë. Duan trasparencë pasi i zoti real i parave, po përpiqet t’u shfaqet shqiptarëve si kalorës i luftës kundër kriminalizimit të politikës. Rast më flagrant se ky unë nuk di. Nëse ai vërtet do t’i gëzojë ato para, ai duhet të bëjë vetë i pari Vetingun e pasurimit të vjehrrit, siç po e bëjnë gjyqtarë, prokurorë, policë e kushdo tjetër me pozita publike. Nëse nuk e bën ai, duhet ta bëjë Prokuroria. Gjyqin e ka të fituar, paratë aty janë, mund t’i marrë kur të dojë. Por duhet të provojë se janë të tijat, e jo paratë që ua ka marrë nga xhepat shqiptarëve. Duke vjedhur si ministër!

Next Post
Një shans për të gjithë!

Sokol Balla poston foton me logon e televizionit të ri: Dita e parë e punës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Pse reduktimi i KFOR-it në Kosovë shkon përtej çështjes ushtarake?

ANALIZA E REL/ Pse reduktimi i KFOR-it në Kosovë shkon përtej çështjes ushtarake?

June 21, 2026
“Do t’i godasim shumë fort”, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, po shkaktojnë shumë probleme

“Do t’i godasim shumë fort”, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, po shkaktojnë shumë probleme

June 21, 2026
Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve

Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve

June 21, 2026
Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

June 21, 2026
Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

June 21, 2026
Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

June 21, 2026
Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

June 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 22 qershor 2026

June 21, 2026
“Një djalë më iku”, Luftia u bën premtimin fëmijëve: Nëna nuk iu lë. Do bëhem e fortë

“Një djalë më iku”, Luftia u bën premtimin fëmijëve: Nëna nuk iu lë. Do bëhem e fortë

June 21, 2026
Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In