• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qarqet e veriut në reçesion, Tirana dhe Elbasani 45 % të GDP

by A R
27/10/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se, Shqipëria është një vend me pabarazi ekonomike, ku rritja e mirëqenies nuk ka qenë e njëjtë në të gjithë territorin e vendit. Në vjetarin e fundit statistikor, INSTAT raporton se, për rajone të caktuara, të ardhurat mesatare për frymë ndryshojnë deri në dy herë.

Sipas shifrave, qarku më mirëqenien më të lartë në vend është Tirana, ku prodhimi i brendshëm për frymë llogaritet në 665 mijë lekë. Por vetëm pak kilometra më larg, në Dibër, i njëjti tregues është dy herë më i ulët, ose vetëm 320 mijë lekë për frymë. Ky është edhe niveli më i ulët në rang kombëtar. Për rajonet e tjera, të ardhurat për frymë luhaten ndërmjet këtyre dy skajeve.

te-ardhurat-per-fryme-tirane-diberTendenca e zhvillimit të pabarabartë mes rajoneve gjeografike të vendit ka vazhduar edhe gjatë viteve të fundit. Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare u rrit në vitet 2013 dhe 2014 respektivisht me 1 për qind dhe 1.83 për qind. Por, për të njëjtën periudhë, Rajoni i Veriut ka qenë në recesion ekonomik, me rënie të prodhimit -0.12 për qind dhe -0.18 për qind, përkatësisht për 2013-n dhe 2014-n. Ky rajon përfshin 5 qarqe, të cilat janë Dibra, Durrësi, Shkodra, Kukësi dhe Lezha.

Sipas INSTAT, gati gjysma e aktivitetit ekonomik në vend është përqëndruar në vetëm dy rrethe, që janë Tirana dhe Elbasani. Në vitin 2014, këto dy qarqe dhanë mbi 45 për qind të prodhimit kombëtar të vendit, ndërsa 55 përqindëshi i mbetur i “tortës” së ekonomisë është ndarë ndërmjet 10 qarqeve të tjera.

Pabarazia mes rajoneve duket se do të jetë një nga sfidat më të mëdha të politikave ekonomike, ku aktiviteti ekonomik tenton të përqëndrohet në Shqipërinë e Mesme, ndërsa rajonet e tjera, veçanërisht ai i Veriut rrezikon të mbetet pas./TCH/a.m.

Next Post
10 vende të cilat duhet patjetër t’i vizitoni… para se të zhduken! (FOTO)

10 vende të cilat duhet patjetër t’i vizitoni... para se të zhduken! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

October 23, 2026
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In