• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qarku i Beratit, 2.2 milion franga zvicerane për menaxhimin e mbetjeve të ngurta

by Java News
01/11/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u firmos sot një marrëveshje përmes të cilës qeveria zvicerane jep një grant prej 2.2 milion frangash me synim përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Qarkun e Beratit.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Damian Gjiknuri, ambasadori Christoph Graf dhe përfaqësues të katër prej bashkive të këtij Qarku, respektivisht Petrit Sinaj nga Bashkia Berat, Selfo Kapllani nga Bashkia Kuçovë, Juliana Memaj për Bashkinë Ura Vajgurore dhe Nesim Spahiu për Bashkinë e Skraparit.

“Shqipëria përballet me një problem të madh kur vjen çështja tek trajtimi i mbetjeve. Dua ta bëj të qartë se ky projekt ndihmon për krijimin e një shembulli konkret se si mund të menaxhohen mbetjet në Shqipëri. Projekti do të ketë një fokus rajonal shumë specifik, por nëse do të kryhet me sukses mund të zbatohet edhe në rajone të tjera”, u shpreh ambasadori Christoph Graf. Ministri Gjiknuri falënderoi qeverinë zvicerane për ndihmën që jep në trajtimin e një çështjeje problematike si mbetjet.

“Mendoj është zgjidhja e duhur trajtimi i mbetjeve në nivel qarku sepse nuk mund të ndërtojmë dhe nuk mund të financojnë landfille individuale për bashkim të vogla. Kjo është një qasje e integruar e mbetjeve urbane. Strategjia e qeverisë ka qenë që mbetjet urbane të grumbullohen në vende të caktuara ku do të trajtohen sipas zgjidhjeve përkatëse teknologjike”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Projekti do të zhvillojë kapacitetet e përgjithshme të autoriteteve publike për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, por në veçanti do të nxisë aftësitë për hartimin e politikave dhe skemave të financimit për përmirësimin e shërbimeve. Ai do të hedhë bazat për investimet e ardhshme të qëndrueshme infrastrukturore.

Përmes projektit do të mbështetet zhvillimi institucional i kapaciteteve, rishikimi i Planit Rajonal për menaxhimin e mbetjeve dhe përgatitja e Studimit të Fizibilitetit që synon masat e ardhshme rajonale të investimit. Synohet rritja e ndërgjegjësimit e informimi i publikut ashtu sikurse hartimi dhe zbatimi i masave afatshkurtra.

ma.me

 

Next Post
Mbajti peng në hotel vajzën nga Ukraina, prokuroria lë të lirë 24-vjeçarin

Mbajti peng në hotel vajzën nga Ukraina, prokuroria lë të lirë 24-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus përplasjet për Reformën Territoriale

Përfundon mbledhja e Grupit të PS. Ligji për tubimet do të kalojë me procedurë të përshpejtuar?

October 26, 2026
Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e…

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e…

October 26, 2026
“Populli fitoi!”/ The Guardian: Beogradi shpërthen në festë pas humbjes së Vuçiçit, studentët shpresë për ndryshimin

“Populli fitoi!”/ The Guardian: Beogradi shpërthen në festë pas humbjes së Vuçiçit, studentët shpresë për ndryshimin

October 26, 2026
Incident i frikshëm në portin gjerman, momenti kur anija turistike përplaset me dy anije kontejnerësh gjatë nisjes (VIDEO)

Incident i frikshëm në portin gjerman, momenti kur anija turistike përplaset me dy anije kontejnerësh gjatë nisjes (VIDEO)

October 26, 2026
Po trafikonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku për 2500 euro, arrestohet në Konispol i riu nga Lushnja! Itinerari, nga Greqia drejt Italisë

Po trafikonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku për 2500 euro, arrestohet në Konispol i riu nga Lushnja! Itinerari, nga Greqia drejt Italisë

October 26, 2026
Një muaj nga zhdukja e inxhinierit shqiptar Erkan Nika në Detin e Zi, familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

Një muaj nga zhdukja e inxhinierit shqiptar Erkan Nika në Detin e Zi, familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

October 26, 2026
Berisha do paraqitet nesër në SPAK, Noka urdhëron anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD të shkojnë atje

Dosja “Partizani”/ Shtyhet përsëri gjyqi ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë! Zbulohet shkaku, ja kur mbahet seanca e radhës

October 26, 2026
Anthropic përballet me padi për përdorimin pa leje të këngëve të Elvis Presley për të trajnuar modelet e saj IA

Anthropic përballet me padi për përdorimin pa leje të këngëve të Elvis Presley për të trajnuar modelet e saj IA

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Ikja e Vuçiç…

October 26, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Krimi në familje/ Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In