• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Qafë Plloça” vë në pranga 6 shoferë, po transportonin emigrantë të paligjshëm

by A R
03/03/2020 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni policor i koduar “Qafë Plloça” ka vënë në pranga gjashtë persona, mes të cilëve njëra ishte femër që po transportonin 26 emigrantë të paligjshëm.

Dy të arrestuar janë identifikuar me inicialet N. B., 40 vjeç dhe R. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut” në Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin fugon tip “Volkswagen” dhe automjetin tip “Golf” 18 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Po gjatë operacionit  u arrestuan edhe  P. M., 27 vjeç e E. P., 23 vjeç, banues në Durrës, M. C., 35 vjeç, banues në Pukë dhe M. Sh., 25 vjeçe, banuese në Linzë, Tiranë, të cilët po transportonin me dy mjete tip “Volkswagen Golf” dhe një mjet tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 8 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Shërbimet e Policisë iu kanë bërë me shenjë drejtuesve të mjeteve të ndalojnë, por katër prej tyre nuk iu bindën urdhrit dhe vijuan duke kryer manovra të rrezikshme.

Policia iu vu në ndjekje dhe i ndaloi në hyrje të qytetit të Pogradecit. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se shtetasja M. Sh. drejtonte njërin prej mjeteve tip “Volkswagen Golf” pa leje drejtimi.

Nga hetimet e kryera, rezulton se të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke iu premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 300-350 euro secilit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 mjete dhe 6 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të kryera në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Mërkurë 4 Mars 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Ditë e ngrohtë dhe me diell, e mërkura vijon me mot të qëndrueshëm

April 8, 2026
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

April 8, 2026
“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In