• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pyjet e prera të Shqipërisë

by Roland Qafoku
23/08/2024 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Kjo është një hartë e sapo publikuar nga World GeoDemo por që në fakt i referohet një studimi të Bankës Botërore të vitit 2016. Paraqet kontinentin tonë me përqindjen e sipërfaqeve të pyjeve që zë territori i secilit shtet. Për Shqipërinë harta tregon se pyjet zënë 28.1 për qind të territorit. Jemi në vend të parafundit në Ballkan duke lënë pas Turqinë që e penalizon pjesa lindore që ka sipërfaqe të tëra djerr. Hahemi pak me Greqinë dhe Serbinë dhe jemi ku e ku me Slloveninë. Pyjet atje zënë 62 për qind të territorit dhe këtë shifër ne e shikomë me teleskop.

Çdokush që vështron këtë hartë duhet të shpërthejë nga marazi. Shikoni se çfarë i kemi bërë tokës sonë. E kemi shkatërruar me themeli. Drurët, pishat, ahet, arrat, lisat, ej. nuk na i ka prerë as osmani, as dushmani, as italiani e as gjermani. I kemi prerë vetë dhe u kemi vënë edhe zjarrin. Janë dy dëshmi unikale të para 100 vjetësh e tutje se shqiptarët i kanë shkatërruar pyjet tamam si ushtrimi i një sporti. Faik Konica shkruante në “Shqipëria si mu duk” se pyllin më të bukur që kishte Shqipëria në të cilin këndonin me mijëra zogj, diku pranë Shijakut, në një nga kthimet e tij në vitet 20-të, befas pa se ishte zhdukur. Në pak kohë i kishin prerë të gjitha pemët.

Dëshmia më e hershme është e Ismail Qemalit që në kujtimet e tij shkruan se në 1850 ishte pronar i pyllit të Karaburunit. Sot Gadishulli nuk ka asnjë pemë dhe sipërfaqja duket gati hënore. Për të mos vijuar pas viti 1990 që “populli im trim dhe patriot” sharroi pyje të tëra për dru zjarri dhe u vuri flakën sa e sa sipërfaqeve “për kullotë”. Për të mos vijuar akoma me qeveritë e këtyre 34 viteve që ndonëse kanë mbjellë pemë, nuk kanë krijuar asnjë pyll të ri. Pyjet tregojnë se çfarë kanë mbjellë brezat paraardhës për ne. Kjo hartë tregon se çfarë po bëjmë ne brezi ynë për pasardhësit tanë.

Next Post
I shiti kokainë agjentit të infiltruar, arrestohet në Itali 31-vjeçari nga Durrësi

I shiti kokainë agjentit të infiltruar, arrestohet në Itali 31-vjeçari nga Durrësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In