• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pyetje & Përgjigje: Pse akuzohet Messi për evazion fiskal, çfarë rrezikon?

by Aalison Pearse Stevens
02/06/2016 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lionel Messi ka dalë para gjykatës sot në Barcelonë, ku është përballur me akuzat për evazion fiskal.

Ja disa pyetje kyç për të kuptuar se si u gjet në një situatë të tillë ylli i futbollit botëror.

Pse akuzohet?

Lojtari dhe babai i tij, Jorge Horacio Messi, akuzohen të dy për mashtrim të shtetit spanjoll, me taksa të papaguara në vlerën 4.16 milion euro, për periudhën 2007-2009.

Si është kryer mashtrimi financiar?

Sipas prokurorëve, Jorge Horacio Messi, ka ngritur një rrjet kompanish guackë për të fshehur të ardhurat nga shitja e imazhit të të birit.

Gjatë tre vjetëve në shqyrtim nga gjyakata, futbollisti argjentinas ka fituar 10.1 milion euro nga marrëveshjet e sponsorizimit me 20 kompani, përfshirë Adidas e Pepsi.

Por, asnjë taksë të ardhurash nuk është paguar për këto pará në Spanjë, vendi i rezidencës, pasi Mesi dhe i ati pretendojnë se ua kanë shitur të drejtat e imazhit kompanive në Uruguaj dhe Belize, për një çmim simbolik.

Paratë më pas kanë qarkulluar përmes Britanisë e Zvicrës pa u paguar asnjë taksë për to, ndërsa autoritetet fiskale spanjolle nuk kanë pasur asnjë ide se përfituesi real ishte Messi.

A mund të shpallet fajtor?

Askush, përfshirë edhe babë e bir, nuk e ka kundërshtuar akuzën dhe tashmë e kanë bërë një pagesë pesë milion euro në autoritetet financiare për të ndrequr gabimin. Ajo që pretendojnë Messi dhe avokati i tij është se lojtari nuk e ka pasur idenë se çfarë bëhej me të ardhurat e tij. “Unë nuk merrem kurrë me paratë. Me këto merret im’atë dhe unë i besoj atij”, deklaroi Messi që para se të shkonte në gjyq. Ylli i Barcelonës pretendon se nuk e di as se çfarë kontratash ka nënshkruar.

Çfarë ndëshkimi mund të marrë?

Shërbimi ligjor i shtetit, që përfaqëson interesat e zyrës së taksave në Spanjë, kërkon dënim me burg 22 muaj e 15 ditë, si dhe gjobë të barabartë me shumën e shmangur nga taksat.

Prokuroria nuk ka ngritur akuza për Messin, pasi beson se është babai fajtori i vetëm, si personi që ka menaxhuar çështjet financiare të lojtarit. Prokurorët publikë kërkojnë 18 muaj burg për Jorge Horacio Messin, ndërsa shërbimi ligjor i shtetit kërkon të njëjtin dënim si për të birin, 22 muaj e 15 ditë në burg.

Mund të shkojë Messi në burg?

Ky skenar është i pamendueshëm, pasi, edhe sikur lojtari të shpallet fajtor e të dënohet me burg, dënimet me më pak se dy vjet burg në Spanjë zakonisht jepen me kusht për shkelësit që nuk kanë shkelje të mëparshme.

A ka ndryshuar mënyrë veprimi Messi që kur ka nisur ky hetim?

Inspektorët e taksave e kanë marrë 20 herë në pyetje Messin midis viteve 2011 e 2013, kur më në fund vendosën ta raportonin çështjen në prokurori. Përveç 5 milionë eurove të paguara për çështjen që po gjykohet, Messi ka paguar 10 milionë euro për të mbuluar çdo evazion të mundshëm që mund të dalë për vitet 2010 e 2011. Ai deturohet të paguajë shumë sepse fiton shumë.

Sipas Messi ishte i katërti në listën e sportistëve që kishin fituar më shumë më 2015, 73.8 milionë dollarë, pas rivalit të tij të madh, Cristiano Ronaldo, fitues i 79.6 milionë dollarëve.

The Telegraph/JavaNews/D.Ikonomi

Next Post

Flamuri nuk bëhet pis!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

May 21, 2026
Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

May 21, 2026
Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In