• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Flamuri nuk bëhet pis!

by Desada Metaj
02/06/2016 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Desada Metaj

“Flamur Noka në vitin 1990 bëri zgjedhjen e tij, pa rezerva e frikë, në favor të lirisë, ai theu perden e hekurt” – me këtë fjali në kufijtë e qesharakes në njoftimin zyrtar për shtyp PD është  përpjekur  ti japë përgjigje akuzave të PS se ish ministri i brendshëm ka fshehur në vetëdeklarimin e tij faktin që gjatë arratisjes në Kosovë ka pranuar të bashkëpunojë me shërbimet sekrete serbe.

Se sa e vërtetë është kjo akuzë, këtë nuk di ta thotë askush me siguri. Për më tepër që i akuzuari kryesor, Flamur Noka nuk ka bërë ende ndonjë prononcim zyrtar. Edhe ish kryetari Berisha pak ditë më parë, edhe deklarata e sotme e PD jo vetëm nuk zbardhin asnjë nga pikëpyetjet e çështjes, por shtojnë edhe më shumë dyshimet se diçka mbetet ende e pazbardhur në formularin që ish ministri i brendshëm ka dorëzuar pranë KQZ.

Dhe nëse Berisha është krejtësisht brenda stilit të tij të intervistës dhe mënyrës së përgjigjes dhe mbrotjes për ish bashkëpunëtorin e tij, është në kufijtë e qesharakes deklarata zyrtare e një partie politike, mbushur me fraza hartimesh të nivelit nën mesatar të një nxënësi të 9 vjeçares.

Të krahasosh në një njoftim zyrtar për shtyp Flamur Nokën me Havzi Nelën, është njësoj si të thuash se Elvis Roshi është përsekutuar nga policia italiane për shkak se Kavaja nuk bënte tifo për Italinë  në Botërorin e ’90.

PD që ka marrë flamurin e dekriminalizimit, duhet të jetë absolutisht më serioze në qëndrimet për figurat e saj të rëndësishme politike. Nëse përgjigjja për akuza konkrete do të jenë hartimet, besueshmëria e saj në publik do të barazohet me fjalimin legjendar që Edi Rama mbajti për mikun e tij që u dorëhoq nga Bashkia e Kavajës.

Partia më e madhe në opozitë, nuk mund të shmanget duke lënë pa përgjigje akuzat ndaj ish ministrit të brendshëm, ndërsa dy herë në ditë nxjerr në foltoren e saj njerëz që numërojnë dhe sa hyrje dalje ka në paradhomën e Saimir Tahirit.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, PD sot duhet të kuptojë se dhe pak kohë e ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme. Ku pjesa më e rëndësishme dhe ende e pazgjidhur është prezantimi dhe roli që do kenë ish kasta e lartë që qeverisi për 8 vjet. E që përpëlitet ende nga zyrat e Shqupit tek ajo e ish kryetarit, në përpjekje për të ruajtur me thonj ato pozicione që Berisha ua dhuroji sipas oreksit të vet e Basha nuk po ka vullnet as t’ua konfirmojë, por as t’a mohojë.

Next Post

Ymeri & Kurti takojnë ish-presidentët e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In