• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pyetja e munguar për kancelaren Merkel

by Java News
13/07/2015 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Përparim Kalo

Si pjesëmarrës në konferencën e 8 të marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Gjermani që u zhvillua në Tirana Business Park, ndërkohë që Kancelarja Merkel do të kalonte për vizitë në Shqipëri, ndaj të njtin mendim me shumicën dërmuese të Shqiptarëve se marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë janë të shëndosha, në nivel të lartë dhe dua të shpresoj se Gjermania do të vazhdojë të mbetet partneri ynë strategjik.

Por në analizë të dinamikës me të cilën ndryshon fluturimthi sot rendi i ditës i organizatave ndërkombëtare dhe strukturave ndërshtetërore, duket se marrëdhëniet dypalëshe mund të “rrudhen” disi, lihen në hije nga prioritetet që u jepen iniciativave apo programeve shumëpalëshe, sic është rasti i Procesit të Berlinit, projekt i formësuar dhe mbështetur fuqimisht nga Kancelarja Merkel dhe Ministri i Jashtëm Gjerman Steinmeier, i cili synon përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një i tërë, në proceset reformuese e integruese drejt BE.

Duke përfituar nga rasti i këtij shkrimi të shkurtër, mund të sjell një fakt të përjetuar prej meje mëse 10 vjet më parë. Në vitin 2003, me kolegë të mij avokatë nga rajoni, me të cilët bashkëpunonim prej vitesh për cështje ose klientë ndërkombëtarë me interesa në rajonin tonë, konkretisht zyra Boyanov nga Bullgaria, NNDKP nga Rumania, Selih nga Slovenia, DTB nga Krocia dhe KN nga Serbia vendosëm të themelonim South East Europe Legal Group – SEE LEGAL (www.seelegal.org), si një strukturë e mirëorganizuar rajonale profesionale, që do synonte të ofronte shërbime ligjore në tërë rajonin në fjalë. Shumë shpejt harta e SEE LEGAL u plotësua me zyrat e avokatisë nga Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia dhe Kosova dhe sot kjo organizatë është forca më e madhe e avokatisë në rajon, duke numëruar mbi 400 avokatë profesionistë. Megjithë përpjekjet 12 vjecare që kemi bërë për integrimin e shërbimeve tona brenda strukturës së përbashkët – SEE LEGAL -, ato vazhdojnë me të njëjtin intensitet, sepse proceset e kësaj natyre kërkojnë kohë.

Këtë shembull e solla jo vetëm për të thënë se ideja e bashkimit të interesave në grupime dhe projekte të përbashkëta është zbatuar në fusha të ndryshme si instrument bashkëpunimi dhe, si i tillë mjaft i dobishëm. Kryesisht e në radhë të parë shqetësimi im sot është rreziku që mund të sjellë përfshirja në projekte të tilla të na bëjë të flemë rehat, duke e lënë në plan të dytë, e më keq, në harresë, përfshirjen në reforma reformuese individuale, brendapërbrenda “shtëpisë” aq të domosdoshme në kuadrin e intensifikimit të përpjekjeve për përfshirjen në projekte dypalëshe, pra nxitjen e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, sidomos me fuqitë që janë kthyer në faktor përcaktues të politikave të organizatave dhe strukturave shumëpalëshe.

Nga mënyra sesi po veprojnë kancelaritë e mëdha të botës e të Evropës sot, të krijohet përshtypja se aleatët e fuqishëm, që do dëshironim aq shumë të ishin “kujdestarë” vetëm tanët, dhe të na jepnin statusin e “djalit të vogël të shtëpisë”,  dmth “të të përkëdhelurit”, nuk kanë aq shumë kohë të merren me ne individualisht, por na trajtojnë si “gishtat e së njëjtës dorë” në kuadrin e projekteve shumëpalëshe, prandaj mendoj se, përvec përpjekjeve të vecanta për të shfrytëzuar maksimalisht oportunitetet që ofrojnë projektet e natyrës rajonale, sot duhen rritur energjikisht përpjekjet për të gjetur rrugët sesi mund të rritet interesi ekonomik i shteteve të fuqishme, në rastin konkret Gjermanisë, për Shqipërinë, duke bërë të mundur që donatori ynë më i madh, të bëhej njëkohësisht edhe investitori më i madh. Më e pakta që mund të bëhet është të nxirren mësime nga e kaluara. Të mos i lejojmë vetes “luksin” të lëmë të largohen nga Shqipëria investitorë me emër, sic ndodhi me RWE, BerlinWaseer, ThussenKrupp, etj. por tu japim të gjitha garancitë e nevojshme.

Nga mënyra sesi po drejtohet vendi, mendoj se janë të gjitha shanset që Kryeministri Rama të marrë përgjigje pohuese nga Kancelarja Merkel për pyetjen e munguar në takimin e djeshëm: Do jetë Gjermania partneri ynë ekonomik më i madh ?

Next Post

Video/ Fle me gruan...zgjohet me vjehrrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com