• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Putini do eliminohej nëse përdor armë bërthamore”/ Ish ministri i Brendshëm: Askush s’do guxojë të shtypë “butonin”

by Java News
01/03/2022 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, njëherësh ekspert i mbrojtjes dhe sigurisë i ftuar në ‘Radarin Informativ’ në Abc me Juli Xhokaxhi, komentoi situatën e luftës në Ukrainë si dhe përshkallëzimin e mëtejshëm.

I pyetur se çfarë do ta bënte Putinin të tërhiqen nga kjo luftë. Demiraj i cili njihet edhe si studioues i presidentit rus tha se nuk e detyron asgjë duke njohur mentalitetin e tij. Sipas Demirajt Putini do të vijojë deri në fund të arrinte objektivat e tij që janë emërimi i një qeverie kukull në Kiev, aneksimin e Ukrainës lindore dhe bllokimin e Detit të Zi.

‘Për t’i dhënë përgjigje pyetjes tuaj e rëndësishme është të kuptojmë kush është Putin? Ata që kanë studiuar Putinin, të gjithë e kanë të vështirë të parashikojnë një vendim të tij për tu tërhequr.  Dy janë objektivat strategjike të Putinit, ndryshimi i udhëheqjes së Ukrainës dhe marrja e gjysmës lindore të Ukrainës. Pendimi i daljes në Detin e Zi. Unë e shoh të pamundur një tërheqje të Putinit duke patur parasysh mentalitetin e tij’, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.

Ndërkohë Demiraj ka komentuar edhe zërat që flasin për një eliminim të mundshëm të Vladimir Putinit nga brenda Rusisë. Ai theksoi se kjo do të ndodhte vetëm në rast se ai do të urdhëronte përdorimin e bombave bërthamore.

‘Në rast se e keni ndjekur unë e kam studiuar Putinin prej 20 vitesh, bashkëshortja që është ndarë prej 12 vitesh nga Putini thotë në media se ky nuk është Putini im. Historia e BS edhe para Bashkimi Sovjetik por edhe në rastin e Stalinit, Brezhnjevit, historia ka treguar se nëse një udhëheqës bëhet i fuqishëm dhe nëse jep urdhër për përdorimin e armëve bërthamore, gjykoj se shtabi i përgjithshëm i Kremlinit do ta izolojë ose do ta ekzekutojë. Ai ka hyrë në një rrugë pa krye nuk e kishte menduar kështu. Që nga dita e sotme dhe nesër e mbrapa shikojmë një rritje të ndjeshme të armatimit dhe armë që do shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme, vijoi më tej Demiraj.

I pyetur nëse ndokush nga ana e Rusisë apo dhe nga perëndimi do të guxonte të përdorte armët bërthamore në rast përshkallëzimi të luftës, Demiraj e mohoi në mënyrë kategorike, duke thënë se kjo do të sillte shkatërrimin e njerëzimit.

‘Jo nuk do të ndodhë, është shkatërrim i njerëzimit’’, deklaroi Demiraj.

Më tej ish-ministri i Brendshëm deklaroi se sa i përket fuqisë ushtarake dhe armatimit Rusia mbetet e fortë, por jo më shumë se SHBA-të dhe perëndimi. /m.j

Next Post
Lista e shteteve dhe armatimeve: Ndihma ushtarake nga e gjithë bota drejt Ukrainës – kush po lufton kë?

Lista e shteteve dhe armatimeve: Ndihma ushtarake nga e gjithë bota drejt Ukrainës – kush po lufton kë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In