Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka arritur për vizitë në Hungari, me ç’rast merr pjesë në ceremoninë e hapjes së një gare ndërkombëtare në xhudo dhe do të bisedoj me kryeministrin e këtij vendi, Viktor Orban.
Ky është qëndrimi i dytë i Putinit në Hungari këtë vit. Hungaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s. Kremlini ka kumtuar se Putin do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Xhudo në Budapest dhe do të ketë “takim punues” me Orbanin.
Putin është xhudist me brez të zi dhe president nderi i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Opozita në Hungari ka protestuar kundër vizitës së presidentit Putin dhe ka shprehur shqetësim se Orban është afruar shumë me liderin e Rusisë, përgatiti Koha. (b.an)